• Tirane, ofrohet vend pune Ndihmes Magazinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
vetem me eksperience
Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, në kuadër të zgjerimit të strukturës së saj kërkon të punësojë:

Ndihmës Magazinier

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
:


  1. Kontrollon cilësinë e produktit para se të futet në magazinë. Për cdo rast kur konstatohen probleme i raporton ato tek eprori i tij;
  2. Në bashkëpunim me stafin e Magazinës bën verifikimin e sistemimin e mallit në vendet e përcaktuara;
  3. Ndihmon në sistemin e mallit në mjetet e transportit;
  4. Ndihmon stafin e magazinës gjatë të gjithë proceseve: përgatitje e porosive, etiketim, ambalazhim të produkteve, etj;
  5. Kujdeset për mirëmbajten e sasive limit të përcaktura për Stokun e materialeve; Raporton në cdo rast arritjen e stokut minimal;
  6. Përgatit raporte lidhur me skadencat e materialeve;
  7. Kujdeset për ruajtjen, sistemimin e mallit në magazinë sipas karakteristikave të tij;
  8. Kujdeset për ambientin magazinues që të jetë brenda të gjithë standarteve të kërkuara sipas certifikimeve ISO (temperatura, lagështira, etj);
  9. Mirëmbajtja e mjedisit të sigurt dhe të pastër të punës duke mbajtur raftet, zonën e paletës dhe mjedise të tjera të magazinës të pastra;

Kriteret e nevojshme:

  1. Të ketë minimalisht arsimin e mesëm;
  2. Eksperiencë të mëparshme mbi 3 vjet në magazinë për ruajtjen e magazinimin e produkteve;
  3. Të ketë eksperiencë me mjetet transportuese brenda magazinës: Pirun, Transpaletë, etj;
  4. Të jetë bashkëpunues dhe i aftë të punojë në grup;
  5. I aftë të përdorë paketën Office;
  6. Të jetë sistematik dhe përbën avantazh njohuritë mbi barnat, pajisjet dhe materialet mjekësore;


Adresa e punës: Autostrada Tiranë-Durrës, km 6

Transporti i siguruar nga kompania

Kushte shumë të mira pune


Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar Cv-në në adresën e emailit:hr@evitaalbania.com


Afati i aplikimit: 17/04/2025


Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top