Tirane, ofrohet vend pune Motion Designer
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Dizajn / Webdizajn / Grafik
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Motion Designer
Departmenti: i Marketingut
Vendodhja: Zyra Qendrore
Përmbledhja e Pozicionit: Ndihmon Menaxherin e Marketingut në përgatitjen dhe zbatimin e praktikave dhe strategjive me qëllim arritjen e objektivave të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Krijon dhe harton video sipas kërkesave specifike të kompanisë dhe departamentit;
- Përgatit materiale promocionale të kompanisë nga aspekti vizual;
- Përgatit publikimet e brendshme dhe të jashtme nga pikëpamja grafike duke siguruar implementimin e saktë të rregullave të markës;
- Kujdeset për mbarëvajtjen e hapave të implementimit të katalogut komercial të kompanisë;
- Krijon imazhe grafike me qëllime promocionale;
- Krijon imazhe grafike për komunikime të brendshme të kompanisë;
- Kujdeset për publikimet online, web, social media, etj. duke i siguruar vizibilitet kompanisë sipas guideline-ve të përcaktuara;
- Fotografon dhe arkivon imazhet e kompanisë dhe produkteve të katalogut;
- Ndihmon në organizimin e evenimenteve publike dhe të brendshme të kompanisë;
- Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të departamentit të marketingut, etj.
- Kujdeset dhe siguron që përdorimi i imazhit të kompanisë është sipas standarteve dhe rregullave të përcaktuara;
Kërkesat:
- Edukimi: Preferohet të zotërojë diplomë universitare.
- Eksperiencat e punës: Minimumi 3 vite eksperiencë pune në këtë profil.
- Kualifikime të tjera:
- Të njohë programet kryesore të paketës Adobe (Indesign, Illustrator, Photoshop),
- Të ketë njohuri dhe eksperiencë në fotografimin e produkteve dhe përpunimin e tyre deri në publikim.
- Preferohet të ketë eksperiencë në përgatitjen dhe arkivimin e fotove dhe videove nga evente të ndryshme.
- Aftësi të tjera:
- Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
- Të jetë përgjegjës për respektimin e afateve;
- Të jetë person kreativ, etj.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply