• Tirane, ofrohet vend pune MJEK

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Qender
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Administrate | Nenpunes
  2. Mjekesi
  3. Sherbim Klienti
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

MJEK

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:
Kontrollon të gjitha proceset mjekësore që dërgohen në spitale dhe klinikat mjekësore me të cilat SIGAL INSURANCE GROUP bashkëpunon. Për shërbimet me garancinë e pagesës në spitale, jep asistencë mjekësore për çmimin e aplikuar në bazë të kontratava aktuale midis shoqërisë së sigurimit dhe institucionit mjekësor (klinika/spitali) që jep shërbimin. Kryen kontrollin për përgjigjet e ekzaminimeve. Mban kontaktet me spitalet dhe klinikat mjekësore për problematika me dokumentacionin apo problematika financiare.
Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Universitetin e Mjekësisë (në çdo degë).
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese
Të interesuarit, brenda datës 01.05.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@sigal.al ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.
 


Apply WhatsApp
Back
Top