Tirane, ofrohet vend pune, Mirëmbajtës i Rrjetit Elektrik
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Elektricist
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:
Mirëmbajtës i Rrjetit Elektrik
Përshkrim i përgjithshëm
Mirëmbajtësi i Rrjetit Elektrik do të jetë përgjegjës për inspektimin dhe zgjidhjen e problematikave të rrjetit elektrik.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Njohjen me përpikmëri të shtrirjes së rrjetit elektrik dhe llojeve të materialeve të përdorura në to;
- Identifikon mosfunksionimin e sistemeve elektrike dhe komponentëve të tyre, duke përdorur pajisje e testimi, për të gjetur shkakun e një defekti dhe për ta korrigjuar atë;
- Eleminimin në cdo kohë i problemeve elektrike të krijuara në Rezidence, qofshin ato të klienteve ashtu dhe të ambjenteve të përbashkëta;
- Zbatimin e procedurave të përcaktuara nga departamenti;
- Konstatimin dhe përcaktimin e materialeve të nevojshme për mirëmbajtjen rutinë dhe atë të jashtëzakonshme të rrjetit elektrik;
- Raporton me shkrim për problemet e konstatuara dhe mënyrat e zgjidhjes së tyre;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të ketë mbaruar arsimin mesëm;
- Të ketë minimalisht 3 vjet pune;
- Të ketë mbaruar kurse të arsimit profesional në degën elektrike;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, planifikuese dhe organizuese;
- Të punuoj në grup me menaxherët dhe stafin në një shumëllojshmëri procesesh;
- Të krijoj dhe të ruaj marrëdhënie korrekte me bashkëpunëtorët, punonjësit gjatë procesit të punës;
- Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’;
Aplikantët e interesuar, të cilët plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Cel. : +355686082912
Apply WhatsApp