• Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere HouseKeeping

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

Ju fton të aplikoni në pozicionin Menaxhere HouseKeeping .

Detyrat​

  • Mbikëqyrja e operacioneve të përditshme të mirëmbajtjes dhe pastërtisë në ambiente publike dhe dhomat e klientëve.
  • Trajnimi dhe menaxhimi i stafit për të siguruar standarde të larta të pastërtisë dhe shërbimit.
  • Kontrollimi i rregullt i dhomave dhe ambienteve publike për të siguruar cilësinë e shërbimit.
  • Hartimi i orareve të punës dhe caktimi i detyrave të stafit.
  • Mbajtja e stokut të materialeve dhe pajisjeve për mirëmbajtje e pastërti.
  • Raportimi i çdo problemi apo kërkese për riparim në departamentin e mirëmbajtjes
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar përvojën më të mirë për klientë

Kualifikimet​

  • Eksperiencë & Formim Profesional – Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e shërbimeve të pastrimit në hotel 2 vite; formimi në hoteleri është avantazh
  • Aftësi udhëheqëse – Të jetë e aftë të drejtojë dhe të menaxhojë stafin, duke siguruar që standardet e pastrimit të përmbushen në mënyrë konsistente.
  • Aftësi organizative të shkëlqyera – Të jetë e aftë të planifikojë dhe të koordinojë grafikun e stafit, detyrat e përditshme dhe inspektimin e dhomave.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve – Të jetë e gatshme për të adresuar dhe zgjidhur çdo çështje që mund të lindë, si ankesat e klientëve ose mungesat e stafit.
  • Njohuri të procedurave të pastrimit dhe standardeve të higjienës – Të ketë njohuri të thelluara për përdorimin e produkteve dhe pajisjeve të pastrimit.
  • Fleksibilitet në orar – Të jetë e gatshme të punojë në orare të ndryshme për të përmbushur kërkesat e hotelit.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi – Të jetë e aftë të bashkëpunojë me departamentet e tjera dhe të komunikojë qartë me stafin e saj.

Shënime​

Ofrohet:
  • Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të kontaktojne ne numrin e telefonit: +35568 64 80086
 


Apply WhatsApp
Back
Top