• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqëritë lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim të Menaxher/e Shitjesh.

Roli dhe Përgjegjësitë:


  • Është përgjegjegjës për administrimin e të dhënave të shitjeve nëpërmjet burimeve të ndryshme, manaxhimin e klienteve me sistem, rutet, klasifikimin, kontrollin, futjen e te dhenave te sakta ne sistem dhe ndarjen e te dhenave me departementet e shitjve;
  • Përgjigjet për analizimin e të dhënave të shitjes dhe të dhëna tjera nga për produketet e kompanisë e konkurencën, përgatitjen e raporteve dhe rekomandimeve përktatëse për departamentin e Shitjes, Markave dhe Marketingut në periudhat periodike dhe/ose sipas kërkesave/detyrave të marra;
  • Përgatit analizat e aktiviteteve tregtare, prezencën e produkteve dhe të tjera;
  • Përgjegjës për të analizuar funksionimin e proçesve komerçiale;
  • Implementimi dhe kontrolli i ofertave komerciale ne sistemet e shoqerise/listave te cmimeve dhe promocioneve;
  • Përgjegjës për ndërtimin e strukturave të raporteve të shitjes dhe analizave, rutinave të raportimeve dhe krijon raporte sipas nevojës në bashkëpunim dhe sipas nevojave të departamenetve të Markave, Marketingut e Shitjve;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në një nga këto fusha akademike “Marketing”,”Adminsitrim biznes”, “Ekonomiks” dhe të fusha të përafërta;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperience në shitje;
  • Trainime në shitje dhe në drejtim janë plus;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe paketën MS Office; njohja e programeve te tjera shtesë;
  • Të organizojë punën me ekipe ne vend-ndodhje të ndryshme;
  • Të disponojë leje qarkullimi;


Shenime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose ne whatsapp + 355 67 63 73 433

* Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.


*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim
të tij.

Cel. : 067 63 73 433
 


Apply WhatsApp
Back
Top