• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Menaxher Shitjesh
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për rritjen e shitjeve në departamentin e Hospitality (Renting Program). Nëpërmjet krijimit të strategjisë dhe krijimit të produkteve të duhura, menaxheri i shitjes kujdeset për realizimin e planit vjetor të të ardhurave.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të krijoji strategji shitjesh dhe përgatisë plane fushatash dhe ofertash vjetore;
  • Të krijoi të dhëna të bazës ekzistuese dhe potenciale të klientëve të hotelit/ programit renting;
  • Të krijojë mënyra të reja për të zgjeruar bazën e klientëve përmes kërkimit, nëpërmjet marketingut dhe elementeve të ndryshëm (struktura, etj.);
  • Zhvillon materiale të ndryshme prezantimi për hotelin/ programin renting dhe kujdeset për prezantimin e tyre në seminare ose panaire të turizmit, etj.;
  • Krijon produkte dhe oferta të ndryshme për rritjen e shitjeve të njësive si dhe për rritjen e eksperiencës së klientit;
  • Kujdeset që të koordinojë me palët që produkti/ ofertat e krijuara të jenë të suksesshme dhe të zbatohen në mënyrën më të saktë nga Front Office dhe klientët të marrin një eksperiencë Premium;
  • Kujdeset për realizimin e buxhetit të të ardhurave për njësitë renting;
  • Krijon raporte javore, mujore dhe KPI mbi rezultatet e fushatave;
  • Përpunon çmimet bazë për sezonet nëpërmjet analizave të ndryshme dhe indikatorëve të tjerë;
  • Raporton tek drejtuesi KPI-të kryesorë të shitjeve në baza të rregullta për të siguruar që objektivat e aktivitetit janë përmbushur;
  • Identifikon drejtimet e reja të biznesit duke ekzaminuar tendencat e tregut lokal dhe aktivitetet e konkurrencës;
  • Përgatit buxhetin e të ardhurave për programin renting/ hoteleri.
Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi;
Aftësi të tjera:

  • Diplomë në Drejtësi, Menaxhim ose në Financë;
  • Eksperiencë në fushën e hotelerisë;
  • Eksperiencë në shitje;
  • Aftësia e të menduarit të qetë dhe të qartë, për të trajtuar problemet në mënyrë profesionale;
  • Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të klientëve;
  • Aftësi komunikimi të qarta dhe të detajuara;
  • Aftësi për zgjidhjen e konflikteve dhe zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të ndjekur tërësisht udhëzimet dhe për të punuar me mbikëqyrje minimale;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 15/11/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top