• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
Regina Cafe kerkon te punesoje Menaxher Shitjesh

Detyrat e menaxherit të shitjeve:


Menaxheri i shitjeve duhet të shpenzojë një pjesë të rëndësishme të punës së tij në komunikim dhe takime me klientët- ata të cilët blejnë dhe përdorin produkte apo shërbime të kompanisë. Si të tilla, Menaxheri i Shitjeve ka detyra dhe përgjegjësi unike të cilat përfshijnë:


• Perfaqëson kompaninë, ndërton dhe mban mardhënie me klientët
• Identifikon nevojat konsumatore dhe jep zgjidhje sesi të plotësohen ato
• Arrin objektivat e kompanisë nepermjet një planifikimi efektiv, vendos qëllime shitje, analizon të dhënat e shitjes, projekton performancë të shitjes
• Punon me eprorin direkt dhe departamentet e tjera (marketing) për të krijuar mënyra për arritjen e klientëve të rinj
• Kontakton dhe lidh kontratat me bizneset
• Njeh shumë mire produktin dhe shërbimin si dhe vlerën e propozuar
• Ndjek politikat dhe rregullat e organizatës
• Ndjek në mënyrë proaktive mundësi të reja shitje
• Zgjidh problemet e klientëve duke ofruar zgjidhje inovative
• Bëhet ambasador i markës dhe reflekton vlerat e kompanisë në komunikim me klientët ekzistues dhe ato potencial
• Ndjek trajnimet që zhvillohen në kompani në qëllim të përmirësimit të aftësive të shitjes

Përgjegjësitë e menaxherit të shitjeve:


• Bashkëpunon me drejtorin e shitjeve për të vendosur dhe zbatuar qëllime shitje për rajonin
• Zhvillon plane ditore dhe mujore për kontaktim biznesesh dhe i diskuton ato me drejtorin e shitjeve
• Prezanton, promovon dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë
• Identifikon nevojat në treg dhe i diskuton me menaxherin e shitjeve
• Realizon takime në terren me biznese për prezantimin e produkteve
• Ekzekuton plan strategjik të shitjes duke zgjeruar bazën e klientelës
• Realizon target e vendosura të shitjes
• Analizoni potencialin e territorit/tregut, ndjek trendet e shitjes
• Harton raport individual shitje
• Motivon dhe këshillon teknikët për të përmirësuar performancën e tyre
• Mbledh përshtypje, komente, ankesa të klientëve dhe i raporton tek drejtori i shitjeve
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Eksperienca e mëparshme në industri përbën avantazh
• Diplomë në Administrim Biznes, Marketing përbën avantazh
• Duhet të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese
• Aftësi shumë të mira të paketës office
• Zotërojë aftësi për të punuar individualisht dhe në grup
• Shpirt konkurrues dhe ambicioz
• Profesionalizëm dhe i drejtuar drejt rezultateve
• Zotërojë leje drejtimi

Te interesuarit te dergojne CV ne kresha.shpk@gmail.com
 


Apply
Back
Top