• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitje/Terren

Kompania Albalight shpk eshte nje kompani qe merret me tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike dhe kerkon te punesoje Menaxher Shitje Terreni, per projektet elektrike.
Menaxheri Shitjes duhet të arrijë objektivat e percaktuara, duke respektuar politikat e kompanisë. Duhet te mbaje marrëdhënie pozitive biznes-klient, ne menyre qe te siguroje shitjet e ardhshme.
Detyrat


  • Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar qe i besohet dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët e asaj zone;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Negocion me klientët për pozicionim më të mirë dhe prezencë më të madhe të produkteve;
  • Përgatit analiza të tregut dhe ben studim te tij dhe të konkurrencës, si dhe të kënaqësisë së klientit;
  • Siguron kushte sa me te favorshme per prezantimin dhe vijueshmerine e produkteve ne treg.
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.
Kualifikimet

  • Te kete experience ne fushe te ngjashme;
  • Të zotërojë lejë drejtimi automjeti kategoria B;
  • I afte te punoje ne terren;
  • Te kete aftesi shume te mira komunikimi;
  • Pozitiv dhe Dinamik.
Shënime
Personat e interesuar duhet te dergojne CV me te dhenat e tyre ne adresen e emailit [B]info@albalight.al[/B].




Cel. : 0684445550
 


Apply WhatsApp
Back
Top