• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitje Junior

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni i punes: Menaxher Shitje Junior
Departamenti: Departamenti I Shitjeve
Vendndodhja: Tirane

Profili I kompanisë:

IR Real Estate and Management sjell përvojë në menaxhimin e pronës në të gjitha aspektet e menaxhimit të shoqatave të komunitetit, duke përfshirë ekspertizën udhëheqëse të industrisë në shumë shërbime të lidhura me pasuritë e paluajtshme. Nëse jeni profesionist i pasurive të patundshme, agjent shitje, ose pronar i pronës komerciale, ne kemi shërbimet, kontaktet. teknologjine dhe njohuritë për t'ju udhëhequr përmes shitjeve, qiradhensies dhe menaxhimit. Nder projektet tona me te njohura jane Arena Center dhe Altana Luxury Residence. IR eshte pjese e Finman Group qe nga viti 2016 I cili perfshin kompani te tjera kryesore ne tregun e ndertimit si ALBSTAR, APM, VIBTIS, ALBRAIL, etj.

Përmbledhje e funksionit:
Përgjegjës për prezantimin me saktësi të projekteve, krijimit të marrdhënjes korrekte me klientët, përcjellen e informacionit Menaxherit të Departamentit apo klientit. Zbaton procedurat nga kontaktimi I klientëve deri në finalizimin e kontratës. Ndihmon në planifikimin e shitjeve për periudhën vjetore dhe të monitorimit për arritjen e tij.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Njeh profilin e kompanisë, projektet e realizuara dhe projektet në ecuri
  • Njeh dokumentacionet ligjore, afatet e ndërtimit, procedurat e nevojshme pas çdo faze të ecurisë së projektit
  • Respekton procedurat e kompanisë për të gjitha proceset e menaxhimit të pronës/projektit
  • Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen
  • Udhëheq kërkime dhe kryen analiza të ndryshme mbi pasuri të paluajtshme ose projekte të ngjashme në mënyrë që të hartojë strategjinë e marketimit dhe shitjes së pronës
  • Informon klientet potencial për pronën/ projektin, çmimin, sipërfaqen, vendodhjen, analizën SWOT, orjentimin, standarteve të përdorura në projektim dhe zbatim, rifinitura, afatet e dorzimit
  • Informon klientët dhe kryen vizita në pronë/ objekt
  • Ndjekja e procesit të shit-blerjes/ qerasë deri në firmosjen e kontratës
  • Administron database-in e klientëve dhe pronave
  • Raporton në mënyrë periodike tek eprori
  • Komunikimi dhe informimi I finances në lidhje me pagesat e klientëve sipas dakortësive përkatëse
  • Ndjek marrdhënien me klientët ekzistues
  • Ndjek me departamentin e marketingut procesin dhe fushatat e marketingut

Kërkesa dhe Kualifikime

  • Diplomë Universitare në: Administrim Biznes, Ekonomik, Juridik, Arkitekturë, Inxhinieri.
  • Eksperiecë në Fushën e Menaxhimit të shitjes, Marketingut, minimumi 2 vjet experience.
  • Njohuri bazë mbi kontratat tip të leasing apo shitje pronash
  • Njohuri per tregun imobiliar në Shqipëri dhe më gjerë.
  • Aftësi analitike.
  • Aftësi të punojë në ekip.
  • Aftësi të organizojë punën dhe të menaxhojë kohën.
  • Komunikues i mirë me shkrim dhe verbal
  • Njohje shumë e mirë të gjuhës angleze, njohja e ndonjë gjuhe tjetër përbën avantazh
  • I motivuar, i organizuar. Të zotëroje etikë pune dhe integritet.
  • Njohje shumë e mirë e programeve bazë kompjuterike të paketës Microsoft Office
Mënyrat e Aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar një CV në adresën e email info@ir.al me subject “Menaxher Shitje Junior”.
 


Apply
Back
Top