• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitje (B2B)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Menaxher Shitje

Kushtet e kontratës: E pacaktuar

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Për një klientin tonë, lider në fushën e shërbimeve të platformës online të menusë së restoranteve dhe bareve, kemi startuar proçesin e rekrutimit për pozicionin e punës: Menaxher Shitje.

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve B2B.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanise klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
• Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
• Të zbatojë politikat, drejtimet dhe proçedurat e kompanisë.
• Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
• Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
• Të bashkëpunojë me departamentet e tjera deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkese nga klientët.
• Të kryejë detyra të tjera që mund t`i caktohen herë pas here me qëllim realizimin dhe zhvillimin e objektivave dhe strategjive të Shoqërisë

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet në degët Menaxhim, Administrim Biznesi, Marketing, Shhkenca Sociale dhe Politike etj.


Eksperienca e Punës dhe Aftësite Kryesore:

• Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune në sektorin e shitjeve, menaxhimit në sektorin Retail.
• Të zotërojë ''Paketën Office''.
• Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.
• Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje.
• Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash.
• Të ketë aftesi shumë të mira të punuarit në grup.
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• I/e përkushtuar ndaj standartit të shërbimit të klientit
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
• Pajisje me patentë të vlefshme drejtimi;
• Aftesi shume te mira te gjuhes angleze ne komunikimin verbal dhe ate te shkruar;

Kushtet e punës: Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe bonus mbi page sipas performances dhe rezultatit.

Proçedurë Aplikimi:

Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV tuaj brenda datës 28.08.2023 në adresën e emailit: recruitment@profesionisti.al


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top