• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti (Inxhinier Elektrik)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania për klientin e saj, kompani që operon në tregtimin e materialeve elektrike, kërkon një Menaxher Projekti (Inxhinier Elektrik).

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit të gjithë dokumentacionin e nevojshme për fillimin e punës në objekt;
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe kontrollin e vazhdueshem të një plan buxhet të plotë për projektin mbasi ka kontrolluar vizatimet e projektit, specifikimet e tij, kontratën dhe ofertën e miratura nga investori / kontraktori;
  • Planifikon dhe përgatit planin e punës për projektin në përputhje me planin e projektit të ndërtimit;
  • Planifikon fuqinë punëtore me Drejtuesin Teknik;
  • Përgjegjës për evidentimin e bazës materiale në objekt dhe sigurimin e tyre në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
  • Bashkëpunon me Inxhinierin e kantierit për të analizuar kërkesat për bazë materiale nëse janë në përputhje me projektin elektrik dhe i dërgon ato tek furnitori për porosi;
  • Monitoron me Inxh. e Kantierit ose Skuadrën e Punës ecurinë e punimeve ndërtimore;
  • Në bashkëpunim me Inxhinierin e kantierit përgatit dhe propozon tek administratori ofertën për kërkesa të projektit për zëra të parashikuara në kontratë;
  • Negocion dhe zgjidh kërkesat e klientit;
  • Asiston kostoistin me informacione teknike që shërbejnë për menaxhimin e aspektit financiar të projektit;
  • Përfaqeson kompaninë në takime nga investitori/kontraktori lidhur me projektin;
  • Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortësuar me departamentin e Financës dhe të dorëzojë në kohë dokumentacion e kërkuar për të mundësuar faturimin mujor;
  • Përgatit dhe dorëzon të gjithë dokumentacionin për proçedurat e mbylljes së projektit sipas kontratës ose sipas kërkesave të investitorit.
  • Raporton në mënyrë direkte tek Administratori i kompanisë dhe merr raporte nga inxhinieri i kantierit dhe/ose direkt nga skuadra e punës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Automatizim, Energjitike, Elektrike Etj;
  • Të disponojë çertifikata apo kualifikime të ndryshme;
  • Mbi 3-4 vite eksperiencë në menaxhimin e një projekti;
  • Përdorim të Autocad dhe të paketës Microsoft Office (Word, Excel);
  • Leje Drejtimi Kategoria B;
  • Të ketë njohuri të mira në gjuhët e huaja anglisht/italisht;
Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top