Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Produkti *Marketing*
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Menaxhim Biznesi
Gjuha
Elektromagjia shpk,po kërkon antarë të rinj ti bashkohen. Kërkohet të punësohet një Menaxher Produkti (Marketing)
Puna e Menaxherit të Produktit përfshin sigurimin që produkti të mbështesë strategjinë dhe qëllimet e përgjithshme të kompanisë.
Menaxheri I Produktit në Marketing është përgjegjës për dhënien e njohurive të Markës, si dhe njohurive të Produktit, mjeteve, kolateralit dhe programeve që mundësojnë marketingun dhe shitjen efektive të një produkti.Detyrat:
Të përkthejë strategjinë e biznesit në strategjinë e produktit;
Të përcaktojë strategjinë e produktit dhe udhërrëfyesin;
Të menaxhoj të gjitha aspektet e produkteve, duke përfshirë komentet e klientëve, kërkesat dhe problematikat;
Të testoj produktet e reja dhe modelet e reja;
Të komunikojë vizionin dhe vlerën e produktit të ri me ekipin e shitjeve dhe të zhvillojë mjetet që të lehtësojnë procesin e shitjes;
Të rishikoj nivelet e inventarit dhe siguroj disponueshmërinë e produktit;
Të analizoj kushtet e tregut, të përpunoj rezultatet e analizës së tregut, të ofroj raporte të rregullta mbi produktin dhe prezantimin e tyre;
Të kryej kërkime mbi ofertat e konkurrentëve;
Të jetë pjesë e prezantimeve;
Të trajnoj stafin për produktet;
Kualifikimet:
Mosha 22-35 vjec;
Eksperienca e punës deri në dy vite në fushën e Marketingut;
Diplomë Bachelor në Marketing ose ne Degë të ngjashme;
Certifikata trajnimi në Marketing do të jenë prioritet;
Të zoteroj gjuhen Angleze.
Aftësi drejtuese dhe menaxhuese;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;