Tirane, ofrohet vend pune Menaxher operacional
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Gjuha
-
MENAXHER OPERACIONAL
Përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe monitorimin e operacioneve të aktiviteteve ekonomike të ushtruara nga shoqëria ne fushën e turizmit në Shqipëri.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e E-mail burimet.njerezore@agjencia-aem.com
ose në adresën Rr.Muhamet Gjollesha, Tiranë. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 20 Nëntor 2021.
Përgjegjës për organizimin, menaxhimin dhe monitorimin e operacioneve të aktiviteteve ekonomike të ushtruara nga shoqëria ne fushën e turizmit në Shqipëri.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatit paraprakisht planin operacional të aktiviteteve ekonomike të shoqërisë në të gjithë rrethet duke përfshirë:
- Ndërveprimin me Departamentet qendrore të AEM-së, menaxherët e projekteve ekonomike, operatorët ekonomikë, agjencitë turistike, furnitorët, klientët potencialë, ofrues shërbimesh, aktorë të fushës , etj.
që lidhen legjitimisht me operacionet dhe/ose mallin në funksion të optimizimit të operacioneve; - sigurimin e gatishmërisë së mjeteve e pajisjeve. Mban kontakte me kompanitë e mirëmbajtjes teknike dhe me ofrues shërbimesh dhe produktesh për t’u përdorur në raste mungesash të brendshme;
- sigurimin e gatishmërisë së infrastrukturës dhe të fluksit në funksion të planit operacional;
- sigurimin që plani operacional nuk cënon kushtet teknike të infrastrukturës, dhe kapacitetet teknike të mjeteve dhe paisjeve;
- vlerësimin paraprak të efiçencës së burimeve (njerëzore, infrastrukturore dhe mallra, shërbime, pajisje) për t’u përdorur;
- bashkërendimin e aktiviteteve për marketimin, rezervimin,pritjen, akomodimin, dhe shërbimeve të tjera të lidhura më aktivitetetet ekonomike në fushën e turizmit.
- bashkërendimin e aktivitetit operacional në përputhje me kushtet e standartet e industrisë së mikpritjes;
- planifikimin e burimeve njerëzore të përshtatshme dhe kualifikuara, infrastrukturës, shërbimeve dhe pajisjeve për t’u përdorur në funksion të planit operacional;
- sigurimin që infrastruktura e përdorur/ndikuar të pastrohet dhe të jetë e gatshme për t’u ripërdorur bashkërenduar me burimet e brendshme të aktiviteteve ekonomikë;
- sigurimin që pajisjet dhe mjetet e përdorura të kthehen në gjendjen e gatshme për t’u përdorur duke bashkërenduar me burimet e brendshme të aktivitetve ekonomikë;
- efikasitetin dhe efiçencën e planit operacional duke u konsultuar më parë me eprorët dhe vartësit dhe më pas duke i detajuar këtyre të fundit proçedurat;
- dhënien e instruktimeve të hollësishme burimore për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e punonjësve për kryerjen e operacioneve sipas planit të parashikuar dhe monitorimin e zbatimit të tyre;
- Ndjek zbatimin e planit për ofrimin e shërbimeve operacionale në mënyrën më të sigurtë, efikase, efiçente dhe në përputhje me planin e biznesit të hartuar;
- Kërkon nga vartësit raportim periodik mbi ecurinë dhe jep këshillat në përmirësim dhe/ose zgjidhje të situatave dhe raporton gjithashtu periodikisht tek eprori;
- Mbledh të dhënat mbi burimet e përdorura, analizon dhe vlerëson efikasitetin dhe efiçencës operacionale dhe i raporton duke i shoqëruar me sygjerime për përmirësime;
- Planifikon nevojat shtesë për burime njerëzore, mallra, shërbime dhe mjete e pajisje për vazhdimësinë e aktivitetit;
- Reagon energjikisht, në mënyrë pro-aktive, duke marrë iniciativa në përputhje me standartet dhe legjislacionin për zgjidhjen optimale të divergjencave që mund të rezultojnë nga ecuria e operacioneve.
- Arsimim në degët e Fakultetit të Ekonomisë, Financë, Kontabilitet, Administrim biznesi;
- Shtatë vite përvojë në fushën e menaxhimit, preferueshëm edhe në sektorë operacionalë të industrisë së mikpritjes;
- Aftësi të mirë në gjuhën angleze, në të shkruar dhe folur;
- Aftësi për të përdorur programet kompjuterike standarte;
- Aftësi organizative, planifikuese të burimeve me efikasitet dhe efiçencë,
- Aftësi proaktive për të marrë iniciativa në situatat e nevojshme që lidhen me detyrën;
- Të jetë pozitiv dhe konstruktiv përballë problemeve, i orientuar drejt përfitimeve të përbashkëta shoqëri- klient;
- Aftësi për të zgjidhur problemet;
- Aftësi për të menduar dhe reflektuar në mënyrë analitike;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Aftësi për të drejtuar dhe për të punuar në grup;
- Leje drejtimi automjeti;
- I gatshëm të udhëtojë e qëndrojë larg vendbanimit për periudha të ndryshme kohore;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e E-mail burimet.njerezore@agjencia-aem.com
ose në adresën Rr.Muhamet Gjollesha, Tiranë. Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 20 Nëntor 2021.
Apply