• Tirane, ofrohet vend pune MENAXHER MIRMBAJTJE REZIDENCE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
MENAHXER MIREMBAJTJE REZIDENCE

Agikons sh.p.k
është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.

Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania S&D Invest operon në përputhje me këto vlera.
Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një Menaxher i Mirembajtjes
i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

DETYRAT:

Planifikimi i mirembajtjes
  • Harton plane për mirembajtje periodike (preventive).
  • Monitoron funksionimin e infrastruktures se residencave si: rrjeti elektrik, pompat e ujit dhe depozitat, furnizimi me uje dhe kanalizimet dhe sistemet e drenazhimit.
  • Organizim i inspektimeve te rregullta të sistemeve (elektrike, hidraulike, HVAC, etj.)
Menaxhimi i riparimeve
  • Koordinon dhe mbikqyr punët e riparimit te defekteve.
  • Siguron që defektet të zgjidhen shpejt dhe me cilësi
  • Prioritizon ndërhyrjet urgjente
  • Mban evidenca per nderhyrjet dhe mirembajtjen
  • Pergatit reporte periodike per eproret.
Menaxhimi i stafit teknik dhe raportimi
  • Drejton tekniket dhe ekipet e mirembajtjes dhe gjelberimit.
  • Kontrollon listë-prezencat e sektoreve
  • Pergatit reporte periodike per eproret.
  • Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet dhe i përcjell ato për miratim tek eprori.
  • Dergon per miratim planet mujore per sektoret: Mirëmbajtje, Gjelbërim.
KRITERET
  • Arsimin e larte ne fushen e inxhinierise se ndertimit
  • Eksperienca mbi 3 vite si drejtues
  • Aftesi te mira menaxheriale dhe drejtuese.
Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.
  • Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.
  • Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a

Shënime

Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit 0672064428
Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore
Kontakt: 0672064428
E-mail: hr@agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
 


Apply WhatsApp
Back
Top