Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Marketingu
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të një klienti me aktivitet shumëvjeçar dhe të konsoliduar në sektorin FMCG, po kërkojmë të rekrutojmë një Menaxher Marketingu me eksperiencë dhe vizion strategjik. Kandidati ideal do të ketë aftësinë të ndërtojë, udhëheqë dhe zbatojë strategjitë e marketingut që mbështesin rritjen e markës, forcojnë pozicionimin në treg dhe përmirësojnë performancën komerciale. Roli kërkon një profesionist proaktiv, analitik dhe kreativ, i cili di të menaxhojë projekte komplekse, të udhëheqë ekipin dhe të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të markave të portofolit.
Qëllimi i Pozicionit
Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për drejtimin dhe zhvillimin e funksionit të marketingut në kompani. Ai/ajo harton strategjinë e marketingut, udhëheq komunikimin e markës, koordinon fushatat promocionale dhe dixhitale, menaxhon ekipin e marketingut dhe siguron që të gjitha aktivitetet të kontribuojnë në rritjen e markës, shitjeve dhe objektivave të biznesit.
Përgjegjësitë Kryesore
Kualifikime & Kompetenca të Kërkuara
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher Marketingu »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Qëllimi i Pozicionit
Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për drejtimin dhe zhvillimin e funksionit të marketingut në kompani. Ai/ajo harton strategjinë e marketingut, udhëheq komunikimin e markës, koordinon fushatat promocionale dhe dixhitale, menaxhon ekipin e marketingut dhe siguron që të gjitha aktivitetet të kontribuojnë në rritjen e markës, shitjeve dhe objektivave të biznesit.
Përgjegjësitë Kryesore
- Strategjia e Marketingut & Menaxhimi i Buxhetit
- Harton dhe zbaton strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë të marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Harton, menaxhon dhe monitoron buxhetin e marketingut duke siguruar përdorim efikas dhe optimizim të investimeve.
- Përgatit plane vjetore, mujore dhe sezonale për komunikim, fushata dhe iniciativa marketingu.
- Udhëheq procesin e planifikimit strategjik të marketingut duke koordinuar informacionet nga shitjet, prodhimi dhe zhvillimi i biznesit për të siguruar vendimmarrje të bazuar në të dhëna.
- Analizon tregun, trendet, sjelljen e konsumatorëve dhe aktivitetet e konkurrencës për të identifikuar mundësi, rreziqe dhe drejtimet strategjike.
- Vlerëson performancën e aktiviteteve të marketingut përmes analizave dhe raporteve të rregullta mbi ROI dhe propozon përmirësime.
- Ndjek vazhdimisht ndryshimet në kategori, risitë e tregut dhe iniciativat e konkurrentëve për të adaptuar strategjinë sipas lëvizjeve të tregut.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera për të siguruar zbatim të unifikuar dhe koherent të strategjisë.
- Menaxhimi I brandit
- Siguron zbatimin korrekt të identitetit vizual dhe verbal të markës në të gjitha materialet e komunikimit dhe pikat e kontaktit.
- Përcakton pozicionimin e markës, mesazhet kyçe dhe drejtimet kryesore të komunikimit
- Siguron që paketimi, etiketimi dhe materialet promocionale të jenë në linjë me udhëzimet e brand-it.
- Përditëson manualet dhe udhëzimet e brand-it dhe siguron respektimin e tyre nga të gjitha departamentet.
- Monitoron perceptimin e markës në treg dhe identifikon mundësi për përmirësim dhe forcim të imazhit të saj.
- Siguron ndërtimin dhe mirëmbajtjen e komunikimit konsistent të markës në të gjitha kanalet.
- Përgatit dhe koordinon komunikimet e jashtme: njoftime për shtyp, artikuj, prezantime dhe materiale të tjera institucionale.
- Zhvillon marrëdhëniet me median, partnerët dhe aktorë të jashtëm për të rritur ekspozimin dhe reputacionin e markës.
- Marketingu Dixhital
- Harton strategjinë online: rrjetet sociale, reklamat online, website, newsletter etj.
- Monitoron performancën e kanaleve dixhitale dhe optimizon rezultatet sipas KPI-ve (engagement, reach, konvertime).
- Drejton krijimin e përmbajtjes dhe e përshtat sipas objektivave të komunikimit.
- Fushatat & Aktivitetet Promocionale
- Planifikon dhe koordinon fushatat promovuese për produkte, oferta dhe lançime të reja.
- Siguron përgatitjen e materialeve të marketingut, paketimit dhe etiketave në bashkëpunim me ekipet e tjera.
- Organizohen aktivitete, evente, degustime dhe aktivizime për rritjen e njohjes së markës.
- Menaxhimi i Ekipit
- Drejton dhe mentoron ekipin e marketingut, ndan detyrat, objektivat dhe siguron zhvillimin e tyre profesional.
- Koordinon bashkëpunimin me departamentet e tjera: shitje, prodhim, logjistikë, financë.
- Analiza e Tregut & Raportimet
- Monitoron konkurrencën, çmimet, trendet dhe performancën e produkteve në treg.
- Analizon efektivitetin e fushatave dhe përgatit raporte periodike të performancës dhe ROI.
- Propozon ide për zhvillime të reja produktesh ose përmirësim të portofolit aktual.
Kualifikime & Kompetenca të Kërkuara
- Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Komunikim ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 3–5 vite përvojë në rolet e marketingut; përparësi eksperiencë në FMCG, prodhim ose retail.
- Aftësi të forta në hartimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut.
- Eksperiencë në menaxhimin e ekipeve dhe koordinimin me agjenci/furnitorë të jashtëm.
- Njohuri të thelluara në marketing dixhital, komunikim, PR dhe analizë të tregut.
- Aftësi shumë të mira organizative, prezantuese dhe orientim i fortë drejt rezultateve.
- Aftësi për të menaxhuar buxhete, raporte dhe matjen e performancës së fushatave.
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher Marketingu »
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp