Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Logjistike
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Administrate | Nenpunes
- Eksperienca
- vetem me eksperience
A.M.G sh.p.k pjesë e DVG Group e themeluar që në vitet 90, një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si: Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte mishi Dimal, Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë, gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania po kërkon një Menaxher /e Logjistike.
Përmbledhje:
Menaxheri i logjistikës planifikon dhe përgjigjet për të githë aktivitetet e shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit duke koordinuar/optimizuar drejtuar dhe kontrolluar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive e duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.
Detyrat
Kualifikimet
Aftësi të tjera
Për të aplikuar dërgoni CV tuaj në hr@amgfood.com. Të gjitha aplikimit do të trajtohen me kofidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin:+355676047277.
Përmbledhje:
Menaxheri i logjistikës planifikon dhe përgjigjet për të githë aktivitetet e shpërndarjes, transportit, furnizimit, magazinimit dhe shërbimin/kujdesit ndaj klientit, si dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit duke koordinuar/optimizuar drejtuar dhe kontrolluar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive e duke mbikqyrur hapat deri në finalizimin e procesit.
Detyrat
- Përgjegjës për magazinën, iventarin niveline stokut, cilesinë e produkteve, sitemimin sipas kategorive dhe organizimin e hapësirave sipas tipologjisë së produkteve.
- Përgjegjës për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë magazine dhe transportin.
- Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ, si dhe për implementimin e cdo sistemi/protokolli të ri që ul kostot e përmirëson cilësinë e punës.
- Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal.
- Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike.
- Monitoron mirembajtjen e flotës së mjeteve të kompanisë
- Organizon dhe bashkërendon aktivivitetet e departamenteve që ai drejton (Magazinat, Transportin, Oficinën dhe Teknikën).
- Lokalizon partnerët e biznesit, furnitorët me reputacionin më të mirë profesional dhe me raportin më të mirë cmim-cilësi,për të bashkëpunuar.
- Përgjegjësi i logjistikës duhet të sigurojë që të gjitha aktivitetet e transportit dhe distribucionit të përputhen me rregulloret, rregulloren e brendshme, kërkesat e kodit rrugor ose kërkesat e inspektoriateve shtetërore.
- Raporton për departamentin e tij cdo muaj/tre-mujor,gjashte-mujor dhe vit, sipas nevojës.
- Zgjidh në mënyrë eficente dhe sa më praktike emergjencat e lindura.
- Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga CEO.
Kualifikimet
Aftësi të tjera
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
- Aftësi në motivimin dhe drejtimin e stafit në varësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet.
- Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet.
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të qenë i orientuar tek detajet.
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale.
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
- Ndjenjë përgjegjësie.
- Aftësi për të ruajtur qetësinë gjatë situatave me stres të lartë dhe për të ruajtur fokusin mbi objektivat përfundimtare.
- Arsimi i lartë, preferohen degët Administrim ose Menaxhim Biznesi.
- Diploma ose një master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.” Supply Chain Management”,” Logjistikë” përbën avantazh.
- Eksperiencë 3 vjecare në pozicione të ngjashme.
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office,
- Leje drejtimi automjeti (Klasi B).
Për të aplikuar dërgoni CV tuaj në hr@amgfood.com. Të gjitha aplikimit do të trajtohen me kofidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo pyetje mund të kontaktoni në numrin:+355676047277.
Apply WhatsApp