• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Mirëmbajtjes

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
  2. Inxh. Mekanike | Mekatronik
  3. Inxh. Industriale
Eksperienca
vetem me eksperience
Në emër të një kompanie lider në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të lëngjeve dhe pijeve freskuese, Dimension HR po kërkon të rekrutojë një Menaxher të Mirëmbajtjes me eksperiencë të thelluar në drejtimin teknik dhe operacional. Menaxher i Mirëmbajtjes luan nje rol është kyç për garantimin e funksionimit efikas të linjave të prodhimit dhe impianteve ndihmëse, përmes organizimit të mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve teknike.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Programon dhe koordinon ndërhyrjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme në mirëmbajtje, në bashkëpunim me Zyrën Teknike dhe atë të Prodhimit.
  • Menaxhon dhe monitoron punën e nënkontraktorëve mekanikë dhe elektrikë.
  • Analizon defektet dhe ndalesat në makineri; përditëson programin e mirëmbajtjes në bazë të rezultateve.
  • Propozon blerjen dhe menaxhon inventarin e pjesëve të këmbimit.
  • Zbaton procedura për përmirësim të vazhdueshëm, siguri maksimale dhe optimizim të burimeve teknike dhe njerëzore.
  • Mbështet dhe motivon ekipin për të arritur objektivat operacionale.
  • Miraton dhe përpunon raportet e ndërhyrjeve teknike dhe monitorimit periodik.
  • Organizojnë kontrolle parandaluese për të garantuar jetëgjatësinë e pajisjeve.

Kërkesat dhe Kualifikimet:
  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike, Mekanike, Mekatronike ose fushë të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e mirëmbajtjes teknike dhe/ose prodhimit.
  • Njohuri të avancuara mbi sigurinë teknike, proceset GMP dhe mirëmbajtjen parandaluese.
  • Aftësi për të interpretuar vizatime teknike dhe skema (p.sh., AutoCAD).
  • Njohuri dhe përdorim të mirë të paketës Microsoft Office dhe software-ve teknike.
  • Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze përbëjnë avantazh.

💼 Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi dhe dëshironi të jeni pjesë e një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm, aplikoni tani përmes Dimension HR.

Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher i Mirëmbajtjes»

Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

Na ndiqni edhe ne AlbaniaJobs

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top