Tirane, ofrohet vend pune Menaxher i Mirëmbajtjes
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Inxh. Mekanike | Mekatronik
- Inxh. Industriale
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të një kompanie lider në industrinë e prodhimit dhe tregtimit të lëngjeve dhe pijeve freskuese, Dimension HR po kërkon të rekrutojë një Menaxher të Mirëmbajtjes me eksperiencë të thelluar në drejtimin teknik dhe operacional. Menaxher i Mirëmbajtjes luan nje rol është kyç për garantimin e funksionimit efikas të linjave të prodhimit dhe impianteve ndihmëse, përmes organizimit të mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese, si dhe përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve teknike.
Përgjegjësitë kryesore:
Kërkesat dhe Kualifikimet:
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi dhe dëshironi të jeni pjesë e një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm, aplikoni tani përmes Dimension HR.
Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher i Mirëmbajtjes»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
Na ndiqni edhe ne AlbaniaJobs
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Përgjegjësitë kryesore:
- Programon dhe koordinon ndërhyrjet e zakonshme dhe të jashtëzakonshme në mirëmbajtje, në bashkëpunim me Zyrën Teknike dhe atë të Prodhimit.
- Menaxhon dhe monitoron punën e nënkontraktorëve mekanikë dhe elektrikë.
- Analizon defektet dhe ndalesat në makineri; përditëson programin e mirëmbajtjes në bazë të rezultateve.
- Propozon blerjen dhe menaxhon inventarin e pjesëve të këmbimit.
- Zbaton procedura për përmirësim të vazhdueshëm, siguri maksimale dhe optimizim të burimeve teknike dhe njerëzore.
- Mbështet dhe motivon ekipin për të arritur objektivat operacionale.
- Miraton dhe përpunon raportet e ndërhyrjeve teknike dhe monitorimit periodik.
- Organizojnë kontrolle parandaluese për të garantuar jetëgjatësinë e pajisjeve.
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë në Inxhinieri Elektrike, Mekanike, Mekatronike ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e mirëmbajtjes teknike dhe/ose prodhimit.
- Njohuri të avancuara mbi sigurinë teknike, proceset GMP dhe mirëmbajtjen parandaluese.
- Aftësi për të interpretuar vizatime teknike dhe skema (p.sh., AutoCAD).
- Njohuri dhe përdorim të mirë të paketës Microsoft Office dhe software-ve teknike.
- Aftësi të mira analitike dhe për zgjidhjen e problemeve teknike.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
- Njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze përbëjnë avantazh.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt «Menaxher i Mirëmbajtjes»
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
Na ndiqni edhe ne AlbaniaJobs
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp