Tirane, ofrohet vend pune, Menaxher i Mirëmbajtjes së Ambjenteve të Përbashkëta
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Selite | Kodra e Diellit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Elektrike | Elektronike
- Gjuha
-
- Eksperienca

“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.
“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:
Menaxher i Mirëmbajtjes së Ambjenteve të Përbashkëta
Përshkrim i përgjithshëm
Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta të rezidencës sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
- Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
- Inspekton njësitë e banimit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke realizuar shënimet përkatëse në database;
- Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
- Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve, që banorët të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar;
- Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës;
- Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
- Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
- Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
- Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
- Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
- Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
- Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
- Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;
Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355686082912
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp