• Tirane, ofrohet vend pune, Menaxher i Mirëmbajtjes së Ambjenteve të Përbashkëta

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
Eksperienca
SD_INVEST_Cover.jpg


S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e menaxhimit dhe administrimit të pronës së përpashkët, e cila menaxhon rezidenca dhe resorte turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

“S&D Invest” për Rezidencën Kodra e Diellit, ju fton të aplikoni në pozicionin e punës:

Menaxher i Mirëmbajtjes së Ambjenteve të Përbashkëta

Përshkrim i përgjithshëm

Menaxheri i Mirëmbajtjes do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjenteve të përbashkëta të rezidencës sipas rregullave dhe standardeve të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Përgatit planin e punës për inspektimin dhe mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës dhe zbaton atë në objektiva për stafin;
  • Përgatit rregullorën e sigurimit teknik dhe garanton zbatimin e saj;
  • Inspekton njësitë e banimit dhe evidenton riparimet që duhen realizuar duke realizuar shënimet përkatëse në database;
  • Inspekton strukturat mekanike & elektrike si edhe kaldajat, sistemet e ventilimit dhe pompave që të funksionojnë sipas parametrave të përcaktuara;
  • Inspekton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e garazhdeve, që banorët të jenë të kënaqur me shërbimin e ofruar;
  • Përgatit raporte për shpenzimet e realizuara për mirëmbajtjen e ambjenteve të rezidencës;
  • Kontrollon sistemet mbrojtëse nga zjarri;
  • Përgatit procedurat e ndërveprimit të sektorit të mirëmbajtjes;
  • Planifikon dhe supervizon punën e stafit në varësi;

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Të ketë përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit;
  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme si Menaxher në fushën e ndërtimit ose në atë të mirëmbajtjes;
  • Të zotrojë shumë mirë "Paketën Office’’;
  • Të ketë njohuri mbi sistemet elektrike, hidraulike, mekanike, etj;
  • Të ketë njohuri mbi procedurat e inspektimit dhe sigurisë në vendin e punës;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese me kolegët, stafin dhe klientët;
  • Të jetë i aftë të organizojë punën në menyrë individuale dhe në grup;


Personat e interesuar dhe që plotësojnë kërkesat e përmendura më lart janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre deri në adresën e emailit: standart@agikons.com, ose te kontaktojne ne numrin e telefonit: +355686082912

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top