• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e SuperMarketi AlbMarket me eksperience minimalisht 1 vjecare ne kete fushe.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Menaxher/e Supermarketi
Departmenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit:
Të sigurojë nëpërmjet menaxhimit të kostove direkte përfitueshmëri pozitive të dyqanit. Është përgjegjës për mirëmbajtjen e dyqanit, cash-it, blerjet, shërbimin ndaj klientit, etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të mbajë nën kontroll kostot direkte të dyqanit;
- Të supervizojë procesin e porositjes;
- Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e stokut.
- Të menaxhojë nëpërmjet sistemit vendosjen e produkteve në rafte;
- Të respektojë planogramat e caktuara nga Departamentet përkatëse;
- Prezantimi në kohë dhe në kushte sa më optimale të aktiviteteve promocionale;
- Përgjegjësia për cash-in dhe transaksioni i tij në bankë;
- Të motivojë, mbështesë dhe trajnojë stafin e dyqanit duke ofruar siguri teknike të mallrave dhe të njerëzve;
- Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatës;
- Të sigurojë kushte sa më të mira shitjeje për departamentet e freskëta;
- Kontrollon respektimin dhe aplikimin e standardeve të përcaktuara të higjienës në dyqan;
- Të bashkëpunojë me kolegët dhe klientët për të identifikuar dhe/ose zgjidhur çeshtjet urgjente.

Kërkesat:
a. Edukimi:
Të zotërojë diplomë universitare.
b.Eksperiencat e punës: Në dyqan shitje me pakicë.
c. Kualifikime të tjera:
- Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.
d. Aftësi të tjera:
- Aftësi për të punuar në skuadër;
- Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
- Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
- Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit info@albmarket.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355 69 603 2514
 


Apply WhatsApp
Back
Top