• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Shitjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
  2. Finance-Banke | Sigurime
  3. Marketing
  4. Marketing Social Media | ADS | SEO
  5. Menaxhim Biznesi
  6. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një:
Menaxher/e Shitjesh në Tiranë .

Roli dhe Përgjegjësitë

  • Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët ekzistues.
  • Harton dhe zbaton strategjitë e shitjes për rritjen e portofolit të klientëve.
  • Përgatit dhe prezanton oferta tregtare sipas kërkesave të klientëve.
  • Negocion kushtet e bashkëpunimit dhe ndjek procesin deri në finalizimin e kontratave.
  • Monitoron tregun, konkurrencën dhe identifikon mundësi të reja biznesi.
  • Bashkëpunon me departamentet përkatëse për realizimin me sukses të projekteve dhe porosive.
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetin e shitjeve dhe arritjen e objektivave.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme).
  • Mbi 3 vite eksperiencë në shitje ose zhvillim biznesi.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
  • Aftësi për të punuar me objektiva dhe për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Ofrohet
  • Pagë bazë + përqindje mbi shitjet, sipas performancës.
  • Kushte shumë të mira pune.
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe karriere në një kompani lider në sektorin e ndërtimit.
Shënim

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
 


Apply WhatsApp
Back
Top