Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Operacional
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Menaxhim Biznesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Menaxher/e Operacional.
Menaxheri operacional është përgjegjës për menaxhimin e plotë të operacioneve të magazinës, kontrollin e kostove, menaxhimin e inventarit dhe optimizimin e proceseve për të garantuar eficiencë dhe furnizim të pandërprerë të produkteve. Pozicioni siguron koordinim të ngushtë me departamentet e tjera për të arritur objektivat e kompanisë në shitje dhe fitim.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Menaxhimi operacional
- Menaxhon dhe optimizon proceset operacionale të magazinës : pranim mallrash, sistemim, stokim, shpërndarje.
- Monitoron performancën operative dhe identifikon mundësi për përmirësim të vazhdueshëm.
- Bashkëpunon me departamentet e Logjistikës, Shitjeve dhe Marketingut për planifikim dhe ekzekutim eficient.
- Monitoron dhe analizon nivelet e inventarit për të shmangur mungesat ose mbingarkesën me stok.
- Përgatit dhe analizon raporte periodike mbi stokun, qarkullimin dhe performancën e produkteve.
- Siguron saktësinë e dokumentacionit dhe regjistrimeve që lidhen me inventarin.
- Planifikon furnizimet në bashkëpunim me furnitorët për të garantuar disponueshmërinë e produkteve.
- Negocion me furnitorët për çmime dhe kushte sa më të favorshme.
- Kontrollon kostot operative dhe identifikon mënyra për optimizim të shpenzimeve.
- Përgatit dhe menaxhon buxhetin sipas kategorive të produkteve.
- Është përgjegjës për performancën financiare (shitje & fitim) të kategorive të mbuluara.
- Analizon tregun dhe konkurrencën për të identifikuar mundësi të reja produktesh.
- Kërkon dhe propozon produkte të reja që rrisin fitueshmërinë e kompanisë.
- Negocion dhe implementon kontrata sipas politikave të kompanisë.
- Koordinon dhe shpërndan kushtet kontraktuale tek departamentet përkatëse (Financë, Logjistikë, Marketing, etj.).
- Ndërton dhe mban marrëdhënie të forta me furnitorët si pika kryesore e kontaktit.
- Analizon raportet e shitjeve dhe rotacionit të stokut për të marrë vendime strategjike.
- Harton plane biznesi për furnitorët dhe vendos objektiva performance.
- Raporton rregullisht mbi performancën operative dhe financiare tek menaxhmenti.
- Bashkëpunon me departamentet e Marketingut, Financës, Logjistikës, Shitjeve për çështje operacionale dhe strategjike.
- Menaxhon dhe mbikëqyr stafin e magazinës duke ndarë qartë detyrat dhe përgjegjësitë.
- Organizojnë planifikimin e punës dhe turneve për të garantuar funksionim efikas.
- Monitoron performancën e ekipit dhe jep feedback të vazhdueshëm.
- Identifikon nevojat për trajnim dhe zhvillim profesional të stafit.
- Siguron respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe procedurave të brendshme.
- Nxit një kulturë bashkëpunimi, përgjegjësie dhe orientimi drejt rezultateve.
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Përvojë e mëparshme në pozicion menaxherial.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi ekipi.
- Njohuri të mira të paketës MS Office.
- Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apply WhatsApp