• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e i/ e Markës dhe Komunikimeve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ACREM është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills, Ambasador 3, Galeria by TEG. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale

Pozicioni: Menaxher/e i/ e Markës dhe Komunikimeve
Departmenti: Marketing
Vendndodhja: Zyrat Qendrore ACREM

Përshkrim i Pozicionit të Punës:
Menaxheri/ ja i/ e Markës dhe Komunikimeve është përgjegjës/e për propozimin, përpunimin e veprimeve të marketingut dhe ideve promovuese në përputhje me kërkesat e qendrës tregtare dhe nevojat e qiramarrësve. Përgatit dhe dorëzon të gjithë materialet e kërkuara për qëllime informative ose promovuese në mbështetje të fushatave të qendrave tregtare ose imazhit të kompanisë. Raporton tek Drejtor i Marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Përgjegjës/e për krijimin dhe përgatitjen e fushatave të qendrës tregtare në përputhje me sezonalitetin ose kërkesat e biznesit;
  • Përgjegjës/e për ndjekjen e kostove të fushatës, faturimin ne përputhje me buxhetin;
  • Përgjegjës/e për mbledhjen e të ardhurave për qendrën tregtare;
  • Koordinon zbatimin e fushatës me subjektet e palëve të treta;
  • Ndjek dizenjimin, proçesin e printimit/prodhimit, udhëzon dhe monitoron rezultatin e Fushatës;
  • Komunikon dhe negocion kushtet e bashkëpunimit me agjencitë, shtypshkronjat dhe subjektet e tjera të përfshira;
  • Komunikon me Departamentet e tjera për çështje operacionale;
  • Komunikim ditor me Qiramarrësit;
  • Duhet të jetë i/e azhurnuar me aktualitetet dhe tendencat e fundit (i/e orientuar drejt modës).
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen nga Drejtues i Departamentit.



Kërkesat e Pozicionit:
• Së paku 5 vjet përvojë në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashëm
• Diplomë Bachelor (preferohet MBA)
• Aftësi të shkëlqyera të punës në grup
• Rrjedhshmëri në gjuhën angleze (preferohet njohja e gjuhëve të tjera të huaja)
• Njohuri ekselente kompjuterike

Kulifikime dhe aftësi te tjera:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi/ prezantimi
  • Metodik/e dhe i/e organizuar
  • Ndershmëria dhe integriteti
  • Mendim krijues dhe aftësi të forta analitike.

Kushtet e Punës: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës

Mënyra e aplikimit*:

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 08/01/2024 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subject: “Brand & Communications Manager”

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top