• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher/e Blerjeve - Prokurim

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Për një nga partnerët tanë, jemi në kërkim të kandidatit të duhur për pozicionin e "Menaxherit/es së Blerjeve".
Ftojmë të gjithë ju që plotësoni kriteret e listuara që të aplikoni sa më parë. Mos harroni t'a ndani këtë njoftim edhe me miqtë tuaj!

Përgjegjësitë Kryesore:

- Realizon procesin e listimeve dhe kategorizimeve të produkteve sipas orientimit të
Drejtorit të Departamentit.
- Identifikon listën e furnitorëve potencialë dhe ndërmerr komunikimin paraprak
për tu informuar në lidhje me produktet, formatet, çmimet, etj. Merr pjesë në të gjitha
trajnimet e ofruara nga furnitorët për produktet dhe inovacionet e tyre si dhe
ndërmjetëson trajnimin e farmacistëve.
- Kontribuon në përzgjedhjen përfundimtare të furnitorit të suksesshëm në bazë të
informacioneve dhe parashikimit të risqeve të mundshme, të lidhura me mundësinë e
furnitorit për furnizim dhe riskun e produktit, si dhe masat për parandalimin apo zbutjen
e tyre.
- Ndjek performancën e furnitorëve, në nivel zbatueshmërie dhe përputhshmërie me
termat e dakordësuara sipas kontratës.
- Realizon analizë në kohë reale të stock-ut inventar dhe qarkullimit përkatës për
linjën e produkteve që mbulon. Identifikon dhe evidenton ecurinë dhe problematikat
përkatëse dhe i referon tek Drejtuesi i Departamentit për vendimmarrje të mëtejshme.
- Kërkon raportime të rregullta të produkteve sipas skadencave, ndërmerr
komunikimet e nevojshme me supervizorët e rrjetit për të qarkulluar stock-un dhe /
ose me furnitorët me qëllim garantimet e kthimeve dhe kompensimeve.
- Realizon vizita në farmaci me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve bashkëpunuese,
evidentimin në kohë të problematikave, evidentimin e nevojave për trajnim si dhe
ofrimin e njohurive për produktet në shitje.
- Ndjek dhe analizon lëvizjet e konkurrentëve dhe i raporton ato me qëllim që të
kthehen në veprime të Shoqërisë, të cilat çojnë në ruajtjen dhe zgjerimin e
partneriteteve brenda të gjitha parametrave rregullatorë, cilësie dhe kujdes ndaj
pacientit.
- Perditësohet me zhvillimet e tregut për të kuptuar zhvillimin e industrisë deri tek
risitë që mund ti serviren pacientit si dhe vetë ndryshimet e pritshme në kërkesat e tij.

Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
  • Të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme në blerje, ose 5 vjet si farmacist.
  • Të ketë përfunduar gjithë ciklin studimor për Farmaci dhe të ketë kaluar të gjitha
    provimet certifikuese për titull.
  • Cikli studimor farmaceutik i kombinuar me përvojë komerciale përbën kombinim
    avantazhues.
  • Njohja e gjuhës angleze apo dhe gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Orientim i fortë drejt sistemeve të menaxhimit të biznesit, teknologjisë së informacionit,
    programeve, sistemeve dhe procedurave.
  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve.
  • Aftësi për t’i dhënë drejtim punës, për t’u përballur me pengesat dhe gjetur zgjidhje të
    arsyeshme.
  • Planifikim dhe organizim.
  • Durim dhe sistematicitet në identifikimin e nevojave, vlerësimin e furnitorëve dhe hartimin e termave të bashkëpunimit.
  • Aftësia për të përballuar me sukses situatat e pazakonta të krijuara nga mangësitë apo problematikat e caktuara. Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
contact@linkednet.al
 


Apply
Back
Top