• Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
E2 Partners Group, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar Menaxher Blerjesh!
Detyra dhe Përgjegjësi:


  • Realizon procesin e listimeve dhe kategorizimeve të produkteve sipas orientimit të Drejtorit të Departamentit.
  • Identifikon listën e furnitorëve potencialë dhe ndërmerr komunikimin paraprak për tu informuar në lidhje me produktet, formatet, çmimet, etj. Merr pjesë në të gjitha trajnimet e ofruara nga furnitorët për produktet dhe inovacionet e tyre si dhe ndërmjetëson trajnimin e farmacistëve.
  • Kontribuon në përzgjedhjen përfundimtare të furnitorit të suksesshëm në bazë të informacioneve dhe parashikimit të risqeve të mundshme, të lidhura me mundësinë e furnitorit për furnizim dhe riskun e produktit, si dhe masat për parandalimin apo zbutjen e tyre.
  • Ndjek performancën e furnitorëve, në nivel zbatueshmërie dhe përputhshmërie me termat e dakordësuara sipas kontratës.
  • Realizon analizë në kohë reale të stock-ut inventar dhe qarkullimit përkatës për linjën e produkteve që mbulon. Identifikon dhe evidenton ecurinë dhe problematikat përkatëse dhe i referon tek Drejtuesi i Departamentit për vendimmarrje të mëtejshme.
  • Kërkon raportime të rregullta të produkteve sipas skadencave, ndërmerr komunikimet e nevojshme me supervizorët e rrjetit për të qarkulluar stock-un dhe / ose me furnitorët me qëllim garantimet e kthimeve dhe kompensimeve.
  • Realizon vizita në farmaci me qëllim ndërtimin e marrëdhënieve bashkëpunuese, evidentimin në kohë të problematikave, evidentimin e nevojave për trajnim si dhe ofrimin e njohurive për produktet në shitje.
  • Ndjek dhe analizon lëvizjet e konkurrentëve dhe i raporton ato me qëllim që të kthehen në veprime të Shoqërisë, të cilat çojnë në ruajtjen dhe zgjerimin e partneriteteve brenda të gjitha parametrave rregullatorë, cilësie dhe kujdes ndaj pacientit.
  • Azhornohet me zhvillimet e tregut për të kuptuar zhvillimin e industrisë deri tek risitë që mund ti serviren pacientit si dhe vetë ndryshimet e pritshme në kërkesat e tij.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:


  • Të paktën 3 vjet përvojë të mëparshme në blerje, ose 5 vjet si farmacist.
  • Të ketë përfunduar gjithë ciklin studimor për Farmaci dhe të ketë kaluar të gjitha provimet certifikuese për titull.
  • Cikli studimor farmaceutik i kombinuar me përvojë komerciale përbën kombinim avantazhues.
  • Njohja e gjuhës angleze apo dhe gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.
  • Orientim i fortë drejt sistemeve të menaxhimit të biznesit, teknologjisë së informacionit, programeve, sistemeve dhe procedurave.
  • Person me integritet të lartë, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve.
  • Aftësi për t’i dhënë drejtim punës, për t’u përballur me pengesat dhe gjetur zgjidhje të arsyeshme.
  • Planifikim dhe organizim.
  • Durim dhe sistematicitet në identifikimin e nevojave, vlerësimin e furnitorëve dhe hartimin e termave të bashkëpunimit.
  • Aftësia për të përballuar me sukses situatat e pazakonta të krijuara nga mangësitë apo problematikat e caktuara.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top