Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Blerjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Në emër të një kompanie të konsoliduar në tregun shqiptar, që operon prej shumë vitesh në sektorin retail të pajisjeve elektroshtepiake, jemi në kërkim të një profesionisti të aftë për pozicionin Menaxher Blerjesh. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh cilësore dhe është e pozicionuar fort në treg përmes rrjetit të saj të zhvilluar të shitjeve dhe partneriteteve të qëndrueshme ndër vite.
Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Funsioni i pergjithshem:
Siguron realizimin efektiv të proceseve të blerjes për kategorinë e produkteve, në përputhje me strategjinë e kompanisë, duke koordinuar ngushtë me shitjet, marketingun, financën dhe logjistikën.Përgjegjësitë Kryesore:
- Menaxhon procesin e blerjes nga kërkimi i ofertave deri në magazinim, sipas procedurave të kompanisë
- Negocion me furnitorët për të siguruar kushte konkurruese (çmim, cilësi, shërbim)
- Analizon dhe përzgjedh furnitorë të rinj, duke ndjekur tregun vendas dhe ndërkombëtar
- Monitoron stokun dhe propozon porosi për të siguruar disponueshmëri optimale
- Analizon rotacionin e stokut dhe sugjeron aksione/promocione për optimizim
- Përgatit analiza kostosh dhe propozime për çmime shitjeje
- Monitoron performancën e furnitorëve dhe raportin çmim/cilësi
- Ndjek targetet e kategorisë dhe sugjeron iniciativa për arritjen e tyre
- Mban dokumentacion të saktë për blerjet dhe furnitorët
- Menaxhon problematikat dhe siguron zgjidhjen e tyre në kohë
Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi)
- Minimum 3 vite eksperiencë në blerje/prokurim
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
- Aftësi të forta negociimi, analize dhe koordinimi
Menyra e Aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjekt « Menaxher Blerjesh »Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
JU MIREPRESIM!
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Apply WhatsApp