• Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | turni II Kuzhinier / Line Cook

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e

Kuzhinier / Line Cook

Në kuadër të hapjes së konceptit të ri Piazza Garden, jemi në kërkim të një Kuzhinieri / Line Cook të përkushtuar dhe profesionist, që do të jetë pjesë aktive e operacioneve të përditshme të kuzhinës dhe garantimit të standardeve të cilësisë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatitja dhe gatimi i produkteve sipas standardeve të përcaktuara.
  • Respektimi i recetave, porcioneve dhe prezantimit të ushqimit.
  • Organizimi dhe mirëmbajtja e stacionit të punës.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me Sous Chef dhe Head Chef gjatë shërbimit.
  • Zbatimi i rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore.
  • Menaxhimi korrekt i produkteve dhe minimizimi i mbetjeve.

Kërkesat:

  • Eksperiencë e mëparshme si kuzhinier ose line cook në kuzhinë profesionale.
  • Njohuri bazë mbi teknikat e gatimit dhe organizimin e kuzhinës.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe në ritëm të lartë pune.
  • Disiplinë, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Frymë bashkëpunuese dhe dëshirë për të mësuar dhe u zhvilluar.

Ofrohet:

  • Mundësia për të qenë pjesë e një projekti të ri dhe ambicioz.
  • Ambient pune profesional dhe ekip bashkëpunues.
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
  • Paketë konkurruese, në përputhje me eksperiencën.
📩 Aplikimi:
Dërgoni CV-në tuaj në recruiting@millenniumgroup.al
(Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.)
 


Apply
Back
Top