• Tirane, ofrohet vend pune me orar te plote | part time Preventivues/e elektrike

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Astir | Unaza e re | Teodor Keko
Tipi
  1. me orar te plote
  2. part time
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Njoftim Pune – Preventivues Elektrik
Kompania:
Fishta Electric
Vendndodhja: Tiranë
Orari: Fleksibël – Mundësi për angazhim me kohë të plotë ose të pjesshme


Fishta Electric po zgjeron ekipin dhe është në kërkim të një preventivuesi/e elektrik për të mbështetur projektet në zhvillim.
Nuk është e domosdoshme një eksperiencë e gjatë pune.

Detyrat kryesore:​

Hartimi i preventivave për instalime elektrike (objekte civile dhe industriale)
Përdorimi i programeve bazë për përgatitjen e ofertave teknike dhe ekonomike
Bashkëpunim me ekipin e dizajnit dhe menaxhimit të projekteve
Përgatitja e situacioneve mujore të punimeve, në bashkëpunim me inxhinierët e kantierit

Kërkesat:​

Aftësi për të punuar me Excel dhe programe të ngjashme
Vullnet për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht
Seriozitet dhe korrektësi në përmbushjen e detyrave

Ne ofrojmë:​

Ambient profesional dhe bashkëpunues
Trajnim dhe mbështetje gjatë punës
Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
Pagesë konkurruese bazuar në angazhimin dhe performancën.

Nëse ke dëshirë të bëhesh pjesë e jona, na kontakto në:
📧 info@fishtaelectric.com
📞+355676041339


Cel. : +355676041339
 


Apply WhatsApp
Back
Top