Tirane, ofrohet vend pune Marketing&Social Media Specialist
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.
Pozicioni i punës: Marketing&social media specialist
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Qëllimi I pozicionit: Marketing&Social Media Specialist duhet të bashkëpunojë me ekipin e shitjeve për të arritur objektikat sasiorë dhe cilësorë duke i mbajtur klientët të kënaqur dhe të angazhuar me produktet dhe shërbimet e ofruara. Si Specialist i Mediave Sociale, kandidati do jetë përgjegjës për krijimin dhe publikimin e përmbajtjes në të gjitha platformat e mediave sociale, për të rritur audiencën, për të ndërtuar dhe forcuar markën dhe në fund, për të rritur shitjet.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
• Shërben si pika kryesore e kontaktit për të gjitha çështjet e menaxhimit të klientit
• Ndërton dhe mban marrëdhënie të forta dhe afatgjata me klientët
• Zhvillon marrëdhënie këshilluese të besuara me klientët kryesore dhe palët e interesuara të klientëve
• Siguron implementimin në kohë dhe të suksesshme të zgjidhjeve sipas nevojave dhe objektivave të klientit
• Zhvillon biznesin me klientët ekzistues dhe/ose identifikon fushat e përmirësimit për të përmbushur shërbimin dhe për te arritur objektivat
• Përgatit raporte periodike mbi shitjet dhe mbaëvajtjen e punës
• Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për të identifikuar dhe rritur mundësitë e shitjeve dhe brandit.
• Përgjegjës për funksionimin dhe prodhimin e përditshëm të përmbajtjes së platformave sociale që të ketë ndikim në tregun lokal, rajonal etj, sipas nevojave të projekteve;
• Komunikim me palët e brendshme dhe të jashtme për të optimizuar metodat e rritjes së përdoruesve dhe/ose ndjekësve në platformat sociale;
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
• Përvojë pune e dëshmuar si Marketing&social media, Account Manager, Key Account Mananger ose Sales Account Manager, Sherbim Klienti
• Aftësi e demonstrueshme për të komunikuar, paraqitur dhe ndikuar tek aktorët kryesorë në të gjitha nivelet e një organizate
• Përvojë me softuerë ose platforma e-commerce dhe logjistike, MS Office (veçanërisht MS Excel)
• Përvoja në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti
• Aftësi e provuar për të punuar në projekte të menaxhimit të disa klienteve në të njëjtën kohë, duke ruajtur vëmendjen e mprehtë ndaj detajeve
• Aftësi të shkëlqyera dëgjimi, negocimi dhe prezantimi
• Aftësi të forta komunikimi verbale dhe me shkri
• Diplomë në Administrim Biznesi, Marketing, social media
Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 9041123
Afati I aplikimit: 7/12/2022
"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Apply WhatsApp