Tirane, ofrohet vend pune Manaxher Shitje
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Real Estate është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Hollandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, manaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Manaxher Shitje
Departamenti: Shitje
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Manaxheri i Shitjes luan një rol kyç në zhvillimin dhe implementimin e strategjive të shitjes, mbështet hartimin e planeve të buxhetit dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe potencialë. Ai/ajo është përgjegjës për gjenerimin e klientëve të rinj, ndjekjen e të gjithë proçesit të shitjes para-shitja dhe shitja deri në finalizimin e kontratave.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Detyra Operacionale:
Eksperiencat e punës:
Minimum 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm në fushën e shitjeve ose real estate.
Aftësi të tjera:
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë LINK
Afati i dorëzimit: 15/05/2025
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

- Manaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe potencialë, duke siguruar ndjekje dhe zhvillim të vazhdueshëm.
- Koordinon me agjencitë e Real Estate për shitjen e pronave dhe ndjek përpilimin e kontratave të bashkëpunimit.
- Koordinon me aktorët e përfshirë për sigurimin dhe ndjekjen e pagesave fillestare nga klientët, në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratën paraprake të shitjes.
- Finalizon kontratat e shitjes në bashkëpunim me departamentet juridike, financiare dhe teknike.
- Studion tregun imobiliar, mbledh kërkesa nga klientët dhe ofron sugjerime për zhvillimin e projekteve.
- Asiston marketingun me informacione për përgatitjen e ofertave dhe rritjen e vizibilitetit të kompanisë.
- Përfshihet në fazat fillestare të projekteve për të dhënë rekomandime mbi produktet dhe strategjitë e shitjes
Detyra Operacionale:
- Informon klientët për cilësinë e ndërtimit, çmimet, opsionet e financimit, hipotekimin dhe shërbimet e tjera të ofruara nga investitori.
- Shpjegon fazat kryesore të ndërtimit dhe afatet kohore të realizimit sipas planifikimit të projektit.
- Prezanton dhe promovon produktet e portofolit të kompanisë, duke ndihmuar klientët në zgjedhjen e alternativës më të përshtatshme sipas nevojave të tyre.
- Koordinon takimet ndërmjet klientëve dhe institucioneve financiare, në rastet kur kërkohet financim.
- Harton dhe ndihmon në plotësimin e draft-kontratave të shitjes në bashkëpunim me departamentin ligjor.
- Siguron koordinimin me departamentet e brëndshme për finalizimin korrekt të kontratave dhe përmbylljen e proçesit të shitjes.
- Identifikon dhe adreson shqetësimet e klientëve, duke i përcjellë ato për zgjidhje tek skuadra përkatëse.
Eksperiencat e punës:
Minimum 3 vite eksperiencë në një pozicion të ngjashëm në fushën e shitjeve ose real estate.
Aftësi të tjera:
- Diplomë universitare në fushën e biznesit ose fusha të ngjashme.
- Fokus i lartë në rezultate dhe orientim drejt klientit.
- Aftësi shumë të mira në menaxhimin e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
- Njohuri shumë të mira të MS Office; njohja e Autocad (lexim) përbën avantazh.
- Aftësi të forta organizative dhe koordinuese.
- Qëndrim pozitiv, përkushtim ndaj punës dhe fleksibilitet për të punuar nën presion.
- Aftësi për të bindur, ndikuar dhe zhvilluar prezantime efektive.
- Patentë për drejtimin e automjetit.
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh.

Apply