• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
“Lufra Foods” është një grup i shoqërive "ADG" shpk dhe "Dukat Water" shpk i cili kryen aktivitetin e tij në fushën e industrisë ushqimore, duke prodhuar dhe shpërndarë produktet cilësore të cilët mbajnë markat shumë të suksesshme si: “Lufra”, “Tido”, “Tradita”, “Beneta” dhe uji “Dukat Water”.

Ne jemi gjithashtu distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare si: “Jaffa”, “Bylmeti”, birra “Estrella DAMM”, “Haymans”, “Komos Tequila”, “The London Essence” etj.

Shoqëria jonë ofron kushte shumë të mira pune, një ambjent zhvillues në fushën profesionale nëpërmjet dinamikave të shumëllojshme të punës e stafit mbështetës si dhe një pagë konkurruese në treg.

Aktualisht për aktivitetin në qytetin e Tiranës, kërkojmë të punësojmë: Magazinier.

Detyrat kryesore te kandidatit:

  • Kontrollon fizikisht hyrjet dhe daljet në magazinë;
  • Menaxhon çdo proçes që ka lidhje me magazinimin e produkteve;
  • Kujdeset për dokumentacionin që të jetë I rregullt dhe sipas të gjitha udhëzimeve;
  • Menaxhon fluksin e punes në magazinë;
  • Kujdeset për mirembajtjen e magazinës dhe administrimin e produkteve;
  • Asiston dhe mban nivelet e duhura të inventarit dhe kontrollon humbjen e produktit.

Kualifikimet / Kërkesat

• Diplome e shkolles se mesme/universitare (e preferuar),
• Eksperience pune e meparshme perben avantazh,
• Njohuri ne paketen MS Office,
• Perben perparesi njohuria e sistemit financiar Microsoft Dynamics (Navision NAV).

Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: hr@lufra.al ose kontaktoni ne nr e telefonit +355 69 701 7661.
 


Apply WhatsApp
Back
Top