• Tirane, ofrohet vend pune Magazinier (Kompani Farmaceutike)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Magazinier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Magazinier
Vendndodhja: Autostrada Tiranë-Durrës, Shqipëri

Qëllimi i pozicionit: Po kërkojmë një Magazinier të organizuar për Klientin tonë lider në fushën e mjekësisë dhe farmaceutikës, I cili do të luajë një rol kyç në kujdesin dhe menaxhimin e të gjitha operacioneve të magazinimit.

Në rolin e Magazinierit ju do të jeni përgjegjës për të gjitha proceset e magazinimit përfshirë aspektet e faturimit, regjistrimit, kontabilizimit dhe arkëtim - pagesave nga klientët dhe furnitorët në funksion të shërbimeve dhe produkteve të ofruara nga kompania.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Kontrollon cilësinë e produktit para se të futet në magazinë. Për cdo rast kur konstatohen probleme i raporton ato tek eprori i tij;
• Në bashkëpunim me stafin e Magazinës bën verifikimin e sistemimin e mallit në vendet e përcaktuara;
• Raporton dhe ndjek me përpikmëri direktivat e dhëna nga Përgjegjësi i Departamentit;
• Ndihmon në përgatitjen e porosive;
• Ndihmon në sistemin e mallit në mjetet e transportit;
• Ndihmon stafin e magazinës gjatë të gjithë proceseve: etiketim, ambalazhim të produkteve, etj;
• Të ketë eksperiencë me mjetet transportuese brenda magazinës: Pirun, Transpaletë, etj;
• Kujdeset për mirëmbajten e sasive limit të përcaktura për Stokun e materialeve; Raporton në cdo rast arritjen e stokut minimal;
• Përgatit raporte lidhur me skadencat e materialeve;
• Kujdeset për ruajtjen, sistemimin e mallit në magazinë sipas karakteristikave të tij;
• Kujdeset për ambientin magazinues që të jetë brenda të gjithë standarteve të kërkuara sipas certifikimeve ISO (temperatura, lagështira, etj);
• Mirëmbajtja e mjedisit të sigurt dhe të pastër të punës duke mbajtur raftet, zonën e paletës dhe mjedise të tjera të magazinës të pastra;
• Raporton tek eprorët në rast të konstatimit të dëmtimeve të ambienteve magazinuese;

Kërkesat për këtë pozicion:

Edukimi: Të ketë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm; Arsimin i lartë përbën avantazh.

Eksperienca e Punës:

• Përbën avantazh në përzgjedhje, kandidatët që kanë eksperiencë të meparshme pune mbi 3 vite si Magazinier në kompani farmaceutike;

Eksperience me Pirun dhe Transpalete

Aftësitë dhe kompetencat:

• Të jetë sistematik dhe përbën avantazh njohuritë mbi barnat, pajisjet dhe materialet mjekësore;
• Njohuri të mira të aplikimeve të Microsoft Office;
• Aftësi shumë të mira komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Njohja e programeve financiare do të përbënte avantazh;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe menaxhuese;
• Të jetë i aftë të punojë në ekip;
• Të ketë aftësi të mira organizative të kohës dhe prioriteteve;
• Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;

Kushtet e punës:

• Kompania ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita.
• Punohet nga e hëna-shtunë (hëne-premte 08.00-16.30 dhe shtunë 08.00-12.30)
• Adresa e punës: Autostrada Tiranë-Durrës, km 8
• Transporti i siguruar nga kompania
• Pushimet vjetore sipas Kodit të Punës
• Festat zyrtare pushim

Procedurë Aplikimi:

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

Afati I aplikimit: 20/02/2023

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen nga Agjensia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top