• Tirane, ofrohet vend pune Mësues/e për gjuhë të huaja.

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 SQ21 | Parku | Globe
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
  3. gjermanisht
  4. frengjisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Akro Center është një qendër prestigjioze për mësimin e gjuhëve të huaja, duke ofruar kurse në disa gjuhë për të gjitha grupmoshat. Në kuadër të zgjerimit të stafit tonë, ne kërkojmë të punësojmë Mësues/e për gjuhët: Gjermanisht, Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Zhvillimi i mësimdhënies së gjuhës përkatëse me standarde të larta cilësie.
  • Përgatitja dhe administrimi i testeve, si dhe përgatitja e raporteve të progresit për secilin student.
  • Sigurimi i mbarëvajtjes së orëve mësimore dhe zbatimi i metodologjisë më të mirë pedagogjike.
  • Marrja përsipër e detyrave të tjera të ngarkuara nga Akro Center.
  • Krijimi i një raporti pozitiv dhe të qëndrueshëm me stafin dhe studentët.
Kualifikimet e Kërkuara:
  • Diplomë universitare në gjuhë të huaja.
  • Përvojë pune relevante në mësimdhënie.
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikative.
  • Kreativitet në metodologji dhe aftësi për t’i përshtatur programet edukuese sipas nevojave të studentëve.
  • Njohuri të thelluara mbi funksionet dhe programet edukuese bashkëkohore.
Ofrohet:
  • Pagesë konkurruese dhe në përputhje me përvojën dhe kualifikimet.
  • Një mjedis pune mbështetës dhe motivues.
Aplikimi kryhet në adresen: info@akro.al
 


Apply
Back
Top