• Tirane, ofrohet vend pune Legal & Compliance Officer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Gjuha
  1. anglisht
EPPC Albania kërkon një Legal & Compliance Officer për klientin e saj, kompani lider në fushën e kujdesit shëndetësor.


Përgjegjësitë kryesore:
  • Sigurimi që aktivitetet e biznesit të kryhen në përputhje me të gjitha ligjet, rregulloret, politikat dhe proçedurat e brëndshme të aplikueshme;
  • Sigurimi që të gjitha lejet rregullatore të jenë aktuale dhe të përshtatshme për nevojat e biznesit;
  • Vlerësimi i vazhdueshëm i riskut të përputhshmërisë së praktikave të kompanisë së bashku me zhvillimin e politikave dhe proçedurave të brendshme, trajnimin dhe protokollet e përputhshmërisë;
  • Mbajtja e marrëdhënieve me organet rregullatore dhe palët e 3-ta;
  • Të mbajë të informuar mbi zhvillimet rregullatore dhe iniciativat e industrisë dhe të këshillojë menaxhmentin në përputhje me to;
  • Sigurimi i raportimeve në lidhje me kërkesat dhe zhvillimet rregullatore;
  • Përgatitja e dokumentacionit të përputhshmërisë me dokumentet përbërëse për qëllime ligjore dhe rregullatore;
  • Bashkëpunim me ofruesit e shërbimeve, këshilltarët ligjorë të jashtëm dhe agjencitë qeveritare;
  • Zhvillimi dhe mbikëqyrja që kompania të përmbushë detyrimet e saj të përputhshmërisë sipas ligjeve përkatëse dhe kërkesave të autoriteteve rregullatore;
  • Negocimi, hartimi dhe zbatimi i kushteve të marrëveshjeve në të gjitha kontratat dhe marrëveshjet e biznesit;
  • Përgjegjës për sigurimin e mbështetjes ligjore në kontrollin e ankesave të klientëve për të zvogëluar rrezikun e padive.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Bachelor në Drejtësi;
  • Përvojë e mëparshme pune në përputhshmëri (Përvoja në sektorin e kujdesit shëndetësor e preferueshme);
  • Përvojë në zhvillimin dhe menaxhimin e programeve të monitorimit të përputhshmërisë;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese brenda dhe jashtë (avokatë, rregullatorë, auditorë, institucione shtetërore) në të gjitha nivelet;
  • Njohës i gjuhës angleze;
  • Aftësi shumë të mira organizuese, i aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top