• Tirane, ofrohet vend pune Kuzhinier

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Për relaitet të rëndësishëm ne vend HOTEL 5 YJE kërkojmë Kuzhiner

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore e pozicionit të punës “Kuzhinier” konsistojnë në ndihmën e Shefit të Kuzhinës me detyrat e përditshme, duke kontribuar në kënaqësinë e klientëve.

Detyrat dhe përgjegjesitë:
  • Përgatitja e artikujve të menusë në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit të kuzhinës;
  • Siguron që ushqimi të dalë njëkohësisht, në cilësi të lartë dhe në kohën e duhur;
  • Përvojë të dëshmuar në gatim, duke përfshirë përvojën si kuzhinier i linjës, kuzhinier restoranti ose ndihmës;
  • Përgatit ushqimin për shërbim (p.sh. copëtimi i perimeve, therja e mishit ose përgatitja e salcave);
  • Njohja e metodave, përbërësve, pajisjeve dhe procedurave të ndryshme të gatimit;
  • Raporton dhe ndjek udhëzimet e shefit të kuzhinës si dhe i ekzekuton me shpejtësi detyrat e caktuara;
  • Pastrimi i enëve, mjediseve të punës, pajisjeve të gatimit dhe zonave të ruajtjes së ushqimit në përputhje me rregulloret e sigurisë ushqimore;
  • Inventarizimi i stokut në mënyrë efektive dhe të kujdesshme.
Kërkesa të tjera:
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, ndjenjë përgjegjësie, qasje pozitive dhe profesionale me kolegët dhe klientët;
  • Të ketë aftësi për të punuar në një mjedis me ritme të shpejta;
  • Të ketë njohuri të plota të procedurave të sigurisë ushqimore;
  • Të ketë aftësi për të punuar me turne, gjatë fundjavave dhe në festa, sipas nevojës;
  • Preferohet me Diplomë e shkollës së kuzhinës.
Eksperienca e Punës: Kërkohen punonjës me eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.

Aplikimi për pozicionin e punës Kuzhinier/Staf kuzhine:

Punonjësit e interesuar për këtë pozicion pune, duhet të dërgojnë/depozitojnë jetëshkrimin e përditësuar (CV) në adresën e e_mailit: Info@espconsulting.al. Afati i dërgimit është brenda datës 30.05.2023.
*Vetem kandidatet e perzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top