Tirane, ofrohet vend pune Kostoist
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Informatike | Programim
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
E2 Partners Albania, në emër të klientit të saj, aktualisht është duke rekrutuar për Kostoist.
Të përgatisë, analizojë dhe monitorojë kostot e projekteve, mallrave ose shërbimeve, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë në përputhje me buxhetin dhe standardet financiare të kompanisë.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.al ose mund të na kontaktoni në numrin e telefonit +355 69 7050 551.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Cel. : +355 69 7050 551
Qëllimi i Pozicionit:
Të përgatisë, analizojë dhe monitorojë kostot e projekteve, mallrave ose shërbimeve, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të jenë në përputhje me buxhetin dhe standardet financiare të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgatitja e parashikimeve të kostove për projekte të reja ose ekzistuese.
- Analizimi i të dhënave financiare, faturave dhe preventivave të furnitorëve.
- Hartimi i raporteve të detajuara të kostove dhe krahasimi me buxhetet e miratuara.
- Monitorimi i shpenzimeve gjatë fazave të ndryshme të projektit dhe raportimi i devijimeve.
- Bashkëpunimi me departamentet teknike, financiare dhe të prokurimit për të mbledhur informacionin e nevojshëm.
- Përgatitja e dokumentacionit të kostove për tendera ose oferta tregtare.
- Identifikimi i mënyrave për optimizimin dhe uljen e kostove pa ndikuar në cilësinë e produktit/shërbimit.
- Sigurimi që të gjitha proceset e kostove përputhen me politikat dhe procedurat e kompanisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Inxhinieri Industriale ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme si kostoist, analist kostoje ose rol i ngjashëm përbën avantazh.
- Njohuri të mira të programeve të përpunimit të të dhënave (p.sh. Excel).
- Aftësi të mira analitike dhe për vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të punuar në afate të ngushta dhe për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohja e gjuhës angleze.

Apply WhatsApp