Tirane, ofrohet vend pune Koordinatore në Klinikë Dentare
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Koordinatore në Klinikë Dentare.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi (opsionale) për pozicionin përkatës
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.
Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave,
ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të klinikës dhe organizimi i fluksit të pacientëve;
- Komunikimi me pacientët, informimi i tyre mbi shërbimet dhe ndjekja e nevojave të tyre;
- Koordinimi i komunikimit ndërmjet pacientëve, mjekëve dentistë, teknikëve dentarë dhe stafit administrativ;
- Menaxhimi, organizimi dhe përditësimi i kartelave të pacientëve, duke garantuar saktësinë dhe ruajtjen e informacionit dhe dokumentacionit përkatës;
- Hedhja dhe përditësimi i të dhënave të pacientëve në sistemin e klinikës dhe ndjekja e historikut të trajtimeve dhe shërbimeve të ofruara;
- Ndjekja e pacientëve pas konsultave dhe trajtimeve, si dhe rikontaktimi për takime të mëtejshme;
- Ndjekja e pagesave, faturimeve dhe detyrimeve të pacientëve, sipas procedurave të klinikës;
- Koordinimi me laboratorët dentarë dhe furnitorët për porositë dhe punimet dentare;
- Mbështetja në organizimin dhe administrimin e proceseve të përditshme të klinikës;
- Garantimi i një eksperience sa më profesionale dhe pozitive për pacientët.
- Eksperiencë e mëparshme në koordinim, administrim, customer service ose në sektorin e shërbimeve shëndetësore/dentare;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me profesionistë të ndryshëm;
- Njohuri të mira të programeve Microsoft Office;
- Njohja e gjuhës italiane;
- Përvojë në klinika dentare ose qendra shëndetësore përbën avantazh.

Apply WhatsApp