• Tirane, ofrohet vend pune Koordinatore Marketingu

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
ITE-Group-cover970-l.jpg


“ITE Grup”
paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit.
“ITE Grup” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë.
Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, "Bosch" etj.
“ITE Grup” eshte duke kerkuar te punesoje nje Koordinator/e marketingu me aftësi organizative dhe kërkimore.
Koordinatori/ja e marketingut pritet të jetë individë krijues me aftësi fantastike komunikimi dhe menaxhim të shkëlqyer të kohës.
Gjithashtu, koordinon dhe mban kontakte me palët e treta të përfshira në të gjithë procesin me agjenci publicitare, media etj.

Përgjegjësite :
  • Ndjek me detaje planin e aprovuar të marketingut,
  • Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut,
  • Monitoron website e shoqërisë dhe social media, zhvillon dhe jep ide për përmirësime,
  • Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, agjencitë, furnitorët, klientët.
Kërkesat :
  • Të ketë kryer studimet e larta në marketing/komunikim ose të ngjashme.
  • 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme, të ketë eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale (facebook, linkedin etj)
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze, Italiane
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office
Aftësi të tjera:
  • Aftësi të forta organizative dhe të orientuara drejt detajeve
  • Kreative dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi në të shkruar dhe në të shprehur.
  • Aftësi për të punuar në grup.
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dergoni CV të detajuar prane Departamentit te Burimeve Njerezore ne adresen e email: asinanaj@itegrup.al
 


Apply
Back
Top