Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Operacional
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Instituti | Kamez | Paskuqan
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Asistence | Sekretari | Backoffice
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Prodyn Albania shpk kërkon të punësojë Koordinator/e Operacional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e proceseve operacionale ditore, duke siguruar një rrjedhë të pandërprerë të materialeve, respektimin e planeve të prodhimit dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet departamenteve.
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinon aktivitetet ditore ndërmjet magazinës, prodhimit dhe departamenteve mbështetëse (planifikim, prokurime);
- Siguron disponueshmërinë në kohë të lëndës së parë dhe materialeve ndihmëse për prodhim;
- Ndjek daljen e materialeve në linjat e prodhimit sipas planifikimit;
- Monitoron stokun dhe inventarin e magazinës, duke raportuar mungesa apo teprica;
- Mbështet planifikimin operacional dhe ndjek zbatimin e planeve të prodhimit;
- Bashkëpunon ngushtë me ekipet operative për të garantuar efikasitet dhe respektim të afateve;
- Identifikon problematika operative dhe propozon zgjidhje praktike;
- Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e operacioneve përmes sistemit Dynamics NAV.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Eksperiencë pune në industri prodhimi (avantazh prodhim këpucësh ose tekstil);
- Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
- Njohuri bazë mbi menaxhimin e magazinës dhe inventarit;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh;
- Aftësi të mira komunikimi dhe qasje proaktive ndaj zgjidhjes së problemeve;
- Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (Excel, sisteme inventari, Dynamics NAV).
Apply