• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator Operacional

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Prodyn Albania shpk kërkon të punësojë Koordinator/e Operacional, i/e cili/a do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe ndjekjen e proceseve operacionale ditore, duke siguruar një rrjedhë të pandërprerë të materialeve, respektimin e planeve të prodhimit dhe bashkëpunim efektiv ndërmjet departamenteve.

Përgjegjësitë kryesore:​

  • Koordinon aktivitetet ditore ndërmjet magazinës, prodhimit dhe departamenteve mbështetëse (planifikim, prokurime);
  • Siguron disponueshmërinë në kohë të lëndës së parë dhe materialeve ndihmëse për prodhim;
  • Ndjek daljen e materialeve në linjat e prodhimit sipas planifikimit;
  • Monitoron stokun dhe inventarin e magazinës, duke raportuar mungesa apo teprica;
  • Mbështet planifikimin operacional dhe ndjek zbatimin e planeve të prodhimit;
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipet operative për të garantuar efikasitet dhe respektim të afateve;
  • Identifikon problematika operative dhe propozon zgjidhje praktike;
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e operacioneve përmes sistemit Dynamics NAV.

Kualifikimet dhe aftësitë:​

  • Eksperiencë pune në industri prodhimi (avantazh prodhim këpucësh ose tekstil);
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
  • Njohuri bazë mbi menaxhimin e magazinës dhe inventarit;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion afatesh;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe qasje proaktive ndaj zgjidhjes së problemeve;
  • Njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike (Excel, sisteme inventari, Dynamics NAV).
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit : hr@prodyn.al
 


Apply
Back
Top