• Tirane, ofrohet vend pune KOORDINATOR MAGAZINE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
“SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.

“SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune KOORDINATOR MAGAZINE NË DEPARTAMENTIN E FINANCËS.

PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:

Koordinatori i Magazinës në Departamentin e Financës është përgjegjës për menaxhimin, organizimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të magazinës, duke siguruar që të gjitha operacionet financiare dhe logjistike të kryhen me efikasitet dhe në përputhje me politikat e kompanisë.

PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:

  • Kryen kontrollin periodik-ditor,self care, dhe kontabilitet për faturat e blerjeve me materiale dhe jo vetëm;
  • Kontrollon dhe poston në kontabilitet, në kohë reale, faturat e blerjeve me materiale, paradhënieve që lidhen me materiale, bashkë me dokumentacionin përkatës sipas proçedurës së blerjes;
  • Raporton në Financën Qëndrore për faturat që duhen refuzuar brënda afateve kohore bashkë me arsyet për refuzim;
  • Ndjek proçedurën e blerjeve nga furnitorë të huaj në komunikim me porosinë dhe agjentin doganor;
  • Kontrollon dhe poston në kontabilitet, në kohë reale, faturat e blerjeve nga furnitorë të huaj, bashkë me dokumentacionin konfirmues dhe deklaratat doganore;
  • Çel dhe mirëmban, në kontabilitet, llogaritë e furnitoreve, klienteve, paradhenieve, inventaret, asetet, etj.;
  • Çel, mirëmban dhe monitoron listën e artikujve, materialeve, aseteve, veglave të punës, magazinave;
  • Kontrollon, monitoron dhe raporton, çdo muaj, lëvizjet e brëndshme midis magazinave;
  • Kryen inventare fizike spontane dhe periodike dhe e verifikon me gjendjën në kontabilitet.
KRITERET E KËRKUARA:
  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Financë-Kontabilitet.
  • Të ketë njohuri të mira mbi programet financiare, Navision përbën përparësi.
  • Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
  • Të ketë mbi 5 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
  • Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
  • Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
APLIKIMI
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: hr@salillari, ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top