• Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e e Qendrës Tregtare QTU

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience
Përshkrimi:

ACREM
është pjesë e BALFIN Group e specializuar në ofrimin e menaxhimit të pasurive të paluajtshme. ACREM ka krijuar standardet për praktikat më të mira të menaxhimit të pasurive të paluajtshme. Kompania ka në menaxhim qendra tregtare dhe objekte banimi, nga të cilat mund të përmenden: TEG, QTU, TLP, Rolling Hills. ACREM synon të zgjerojë portofolin e klientëve dhe të zhvillohet në një kompani me një gamë të diversifikuar shërbimesh.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

Pozicioni: Koordinator/e e Qendrës Tregtare QTU
Departmenti: Menaxhim Operacional
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat:
  • Asiston manaxheren e qendrës në punët dhe detyrat rutinë në funksion të mbarëvajtjes së qëndrës.
  • Kontribuon në mbarëvajtjen dhe funksionimin e të gjitha shërbimeve në qendër si: sigurimi i jashtëm dhe i brëndshëm, pastrimi, transporti, evadimi i mbeturinave, mirëmbajtja teknike etj.
  • Kontrolli/mbajta mujore e kostove të shpenzimeve të nënkontraktuara.
  • Ndjek komunikimet me nënkontraktorët për cështje të deleguara nga manaxheri i qëndrës.
  • Ndjekja e zbatimit të rregullores së qëndrës nga subjektet (oraret e hapjes dhe të mbylljes se dyqaneve, oraret e furnizimit, oraret e punimeve nga subjektet e reja dhe ato ekzistuese,zonat e shkarkimit etj.)
  • Kontroll i përgjithshëm dhe i përditshëm vizual lidhur me pozicionimin e elemeteve përbërës të interiorit dhe exteriorit të qëndrës (stenda, vazo, logo dyqanesh etj).
  • Ndjekja e likujdimit të faturave të qirasë, energjisë elektrike, ujit, nga subjektet qiramarrëse.
  • Ndjekja e raportimit të informacionit financiar të dërguar nga njësitë e qendrës.
  • Koordinim me departamentin e sigurisë, mirëmbajtjes, marketing, qiradhënies, financës dhe ligjorit, për kërkesa dhe problematika të ndryshme të qeramarrësve dhe qendrës tregtare.
  • Ndjekja e punimeve të dyqaneve të reja/ koordinimi me shërbimet e sigurisë & mirëmbajtjes.
  • Përpilimi dhe transmetimi tek qeramarrësit i njoftimeve të ndryshme informuese lidhur me ndryshime/update-ime të rregullores së qëndrës dhe/ose informacione të ndryshme që duhen transmetuar në formë te shkruar.
  • Supervizimi dhe koordimini i stafit të Loading Zone dhe Info Point.
  • Përgatitja e raporteve javore/ mujore për sistemin e parkimit të qëndrës.
  • Përgatitja e prezantimeve/ raporteve mujore për perfomancën e qëndrës.
  • Organizimi i punëve ditore sipas ngarkesës dhe detyrave të deleguara nga menaxheri i qendrës.
  • Raport javor manaxherit të departamentit për ecurinë e përgjithshme të qëndrës dhe problematikat e konstatuara.
  • Detyra të tjera të caktuara nga menaxheri sipas nevojës.
Kualifikimet:
Edukimi:
  • Diplomë Bachelor & Diplome Master,profili Administrim Biznesi, Ekonomik,etj.

Përvoja e Punës:
  • Eksperiencë pune në pozicion të njëjtë ose të ngjashëm, ne fushën e pasurive të paluajtshme.

Aftësi dhe Zotësi:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi/ prezantimi.
  • Aftësi të shkëlqyera organizimi & bashkëpunimi.
  • Ndershmëri dhe integritet i lartë në punë.
  • Ruajtja e konfidencialitetit.
  • Respektim i afatave kohore dhe finalizimit ne kohe te detyrave.
Shënime:

Kushtet e Punës
: BALFIN Group ofron një paketë tërheqëse përfitimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë në vlerësimin e meritës dhe performancës.
Mënyra e aplikimit*:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV-në brënda datës 30/04/2025 në këtë adresë: hr@acrem.al duke specifikuar në subjekt:
Koordinator/e e Qendrës Tregtare QTU

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top