• Tirane, ofrohet vend pune Konsulent/e Shitjesh B2B (Showroom & Telesales)

Tirane
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
vetem me eksperience
REKA HoReCa ofron vend pune:
Këshilluese Shitjesh B2B (Showroom & Telesales)

Jemi në kërkim të një Këshillues/e Shitjesh B2B (Showroom & Telesales), e cila do të jetë përgjegjëse për shërbimin ndaj klientëve në showroom, zhvillimin e shitjeve përmes telefonit dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët biznes.

Detyrat kryesore:​

  • Mirëpret dhe asiston klientët që vizitojnë showroom-in.
  • Prezanton produktet dhe ofron këshillim profesional sipas nevojave të klientit.
  • Kryen shitje dhe ndjek klientët përmes telefonit (telesales).
  • Përgatit oferta, regjistron porosi dhe ndjek realizimin e tyre.
  • Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhënie me klientët ekzistues.
  • Siguron ndjekjen e porosive deri në dorëzimin e tyre.
  • Arrin objektivat mujore të shitjeve dhe kontribuon në rritjen e portofolit të klientëve.
  • Mban showroom-in të organizuar dhe siguron prezantimin korrekt të produkteve.

Kriteret:​

  • Eksperiencë në shitje, customer service ose telesales përbën avantazh.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
  • Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
  • Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me klientët.
  • Aftësi organizative dhe përgjegjësi në menaxhimin e porosive.
  • Njohja e sektorit HoReCa ose produkteve të paketimit përbën avantazh.

Ne ofrojmë:​

  • Kontratë të rregullt pune.
  • Pagë konkurruese dhe bonus sipas performancës.
  • Ambient profesional dhe mbështetës.
  • Trajnim për produktet dhe proceset e kompanisë.
Dërgoni CV-në tuaj në: info@reka.al
 


Apply
Back
Top