• Tirane, ofrohet vend pune Kimiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Kimist
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Metani e pajisur me liçensë lëshuar nga QKL, me miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është e specializuar në ofrimin e shërbimit të dezinfektimit, dezinsektimit, deratizimit të ambienteve publike dhe private në territorin e Republikes se Shqipërisë dhe Kosovës.Metani sh.p.k është pjesë e Metani Group. Kjo kompani disponon 3 brigada me eksperiencë mbi 9 vjecare për realizimin e cdo shërbimi dezinfektimi, dezinsektimi apo deratizimi në cdo kohë, edhe kudo në Shqipëri dhe Kosovë. Infrastruktura e kompanisë Metani dhe Grupit lejon ofrimin e një shërbimi dhe menaxhimi fleksibël të kompanisë ndaj cdo kërkese dhe ankese të klienteve. Kjo arrihet nëpërmjet një grupi menaxherësh të ndarë në sektorë.Falë impenjimit të vazhdueshëm në drejtim të garantimit të cilësisë maksimale në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve, kompania Metani është shndërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.Strategjia e kompanisë Metani është ofrimi i produkteve profesionale dhe arritja e rezultateve të sigurta në realizimin e shërbimit, në funksion të arritjes së objektivit “të bëhemi kompania e parë në Shqipëri në tregun e shërbimeve DDD.”

Ofrohet vend pune

Pozicioni i Punës: Kimist/Agronomi/Shendet Publik

Kimisti
/Agronomi/Shendet Publik mbikëqyr dhe kontrollon punën e përditshme në lidhje me planet e prodhimit, personelit, analizon sherbimin per standartet e kerkuara. Përdor dhe përgatit dokumentacion e cilesise se sherbimit, përgatit raporte të ndryshme apo dokumente të tjera dhe bashkëpunon me kontrollorët e cilësisë apo dhe drejtues të tjerë të mbikeqyrjes se sherbimeve. Kimisti analizon apo trajnon personelin për proçese të ndryshme pune.

Detyra te pergjithshme:


  1. Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të sherbimit.
  2. Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e sherbimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.
  3. Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.
  4. Përgjegjës për linjën e sherbimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.
  5. Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.
  6. Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.
  7. Kontrollon nëse sherbimet u përmbahen standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.
  8. Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.
  9. Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës tek klientet.
  10. Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.
  11. Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e sherbimit.
  12. Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.
  13. Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të sherbimeve.
  14. Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e sherbimeve.
  15. Diplomë universitare në "Kimiste"/Agronomi/Shendet Publik
  16. Eksperience pune mbi 2 vjet
  17. I aftë të drejtoj njerëzit në varësi.
  18. Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës Office
  19. Të karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
PROÇEDURA E APLIKIMIT:

Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV me email në adresën:
info@metani-ddd.com ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0698575084
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
Metani Green Shpk promovon shanset e barabarta!

 


Apply WhatsApp
Back
Top