• Tirane, ofrohet vend pune Keshillues Ligjor

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Juridik | Drejtesi
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.

Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.

Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.


Pozicioni: Keshillues Ligjor
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Keshilluesi Ligjor ofron udhëzime ligjore për biznesin, ofron mbështetje në çështjet ligjore dhe shqyrtimin e materialeve, kontratave ligjore.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Siguron mbajtjen, organizimin dhe përditësimin e dosjeve ligjore të shoqërisë, duke garantuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe politikat e brendshme;​
  • Kryen kërkime ligjore të thelluara dhe analiza mbi çështje të ndryshme që prekin aktivitetin e kompanisë;​
  • Harton, shqyrton dhe redakton kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion ligjor me palë të treta dhe brenda grupit;​
  • Analizon dhe vlerëson kontratat dhe marrëveshjet për të minimizuar rreziqet ligjore dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë;​
  • Ofron mbështetje në hartimin e vendimeve të asamblesë, rregulloreve të brendshme, akteve, udhëzimeve dhe autorizimeve të ndryshme;​
  • Monitoron dhe informon departamentet për ndryshimet në legjislacion që ndikojnë në aktivitetin e shoqërisë;​
  • Përfaqëson shoqërinë në çështje gjyqësore të thjeshta dhe me vlerë të ulët, në bashkëpunim me avokatët e jashtëm kur është e nevojshme;​
  • Përfaqëson shoqërinë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera shtetërore për regjistrime, aplikime për licenca, leje dhe autorizime;​
  • Siguron këshillim të vazhdueshëm ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë;​
  • Kontribuon në zhvillimin dhe standardizimin e proceseve ligjore të brendshme.​

Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Drejtesi

Kualifikime të tjera:
  • Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën juridike, preferohet në mjedis korporativ;​
  • Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar dhe kuadrit rregullator përkatës;​
  • Aftësi të shkëlqyera në kërkim ligjor, analizë dhe interpretim të dispozitave ligjore;​
  • Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumentacionit ligjor (kontrata, rregullore, memo ligjore etj.);​
  • Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve;​
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;​
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip;​
  • Integritet i lartë profesional dhe ruajtje strikte e konfidencialitetit;​
  • Aftësi për të analizuar problematika komplekse dhe për të ofruar zgjidhje praktike dhe ligjërisht të sakta;​
  • Aftësi për të përgatitur raporte dhe për të prezantuar qartë çështje ligjore pranë menaxhmentit.​
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...2000004195017/Legal-Advisor?source=CareerSite

Afati i aplikimit: 07/07/2026

Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”​
 


Apply WhatsApp
Back
Top