Tirane, ofrohet vend pune Keshillues Ligjor
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Juridik | Drejtesi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
Pozicioni: Keshillues Ligjor
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit: Keshilluesi Ligjor ofron udhëzime ligjore për biznesin, ofron mbështetje në çështjet ligjore dhe shqyrtimin e materialeve, kontratave ligjore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

- Siguron mbajtjen, organizimin dhe përditësimin e dosjeve ligjore të shoqërisë, duke garantuar përputhshmërinë me legjislacionin dhe politikat e brendshme;
- Kryen kërkime ligjore të thelluara dhe analiza mbi çështje të ndryshme që prekin aktivitetin e kompanisë;
- Harton, shqyrton dhe redakton kontrata, marrëveshje dhe dokumentacion ligjor me palë të treta dhe brenda grupit;
- Analizon dhe vlerëson kontratat dhe marrëveshjet për të minimizuar rreziqet ligjore dhe për të mbrojtur interesat e shoqërisë;
- Ofron mbështetje në hartimin e vendimeve të asamblesë, rregulloreve të brendshme, akteve, udhëzimeve dhe autorizimeve të ndryshme;
- Monitoron dhe informon departamentet për ndryshimet në legjislacion që ndikojnë në aktivitetin e shoqërisë;
- Përfaqëson shoqërinë në çështje gjyqësore të thjeshta dhe me vlerë të ulët, në bashkëpunim me avokatët e jashtëm kur është e nevojshme;
- Përfaqëson shoqërinë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit dhe institucioneve të tjera shtetërore për regjistrime, aplikime për licenca, leje dhe autorizime;
- Siguron këshillim të vazhdueshëm ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë;
- Kontribuon në zhvillimin dhe standardizimin e proceseve ligjore të brendshme.
Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Drejtesi
Kualifikime të tjera:
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune në fushën juridike, preferohet në mjedis korporativ;
- Njohuri të thelluara të legjislacionit shqiptar dhe kuadrit rregullator përkatës;
- Aftësi të shkëlqyera në kërkim ligjor, analizë dhe interpretim të dispozitave ligjore;
- Aftësi shumë të mira në hartimin e dokumentacionit ligjor (kontrata, rregullore, memo ligjore etj.);
- Aftësi të forta organizative dhe menaxhim i mirë i kohës dhe prioriteteve;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur si dhe në ekip;
- Integritet i lartë profesional dhe ruajtje strikte e konfidencialitetit;
- Aftësi për të analizuar problematika komplekse dhe për të ofruar zgjidhje praktike dhe ligjërisht të sakta;
- Aftësi për të përgatitur raporte dhe për të prezantuar qartë çështje ligjore pranë menaxhmentit.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru...2000004195017/Legal-Advisor?source=CareerSite
Afati i aplikimit: 07/07/2026
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Apply WhatsApp