Tirane, ofrohet vend pune Kasiere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Përshkrimi
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.
Detyrat
- Mban pastër dhe të rregullt Arkën dhe ambientin e Arkës si dhe sektorin pranë arkave të blerjeve impulsive;
- Mban Arkën të sigurtë, e kyç atë kur nuk është duke punuar po ashtu edhe ekranin e programit që përdoret;
- Skanon produktet me përgjegjësi pa harruar asnjë;
- Kryen vazhdimisht sistemimin e produkteve në departamentin e arkës duke zbatuar udhëzimet e supervizorit të arkave, Merchandiser-it ose Menaxher-it të Dyqanit;
- Bën mbushjen e vazhdueshme të sektorit të arkave me produkte kur është e nevojshme;
- Bashkëpunon me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe mban frymë bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorin e arkave, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit;
- Informon Supervizorin e Arkave dhe menaxherin e dyqanit për çdo problem apo avari teknike, ankesë klienti, vizita në dyqan ose ndodhi të pazakonta në dyqan;
- Asiston në trajnimin e Kasiereve të reja;
- Kryen me një shërbim të shkëlqyer dhe pa bezdisur/ fajësuar klientin procesin e ndërrimit të aprovuar nga menaxheri i dyqanit;
- Në përfundim të turnit bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve pranë arkës qëndrore.
Kualifikimet
- Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
- Eksperienca e punës përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
- Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike: hr@jumbo.alNumër Kontakti per Jumbo TEG "+355 68 606 0052
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply WhatsApp