Tirane, ofrohet vend pune Kasier/e
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Sherbim Klienti
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
Përshkrimi
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Përmbledhja e Pozicionit: Një Kasier/e është përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të arkës së vet në perputhje me vlerat dhe politikat e përgjithshme të kompanisë dhe të Grupit. Sigurohet që gjatë procesit të pagesës, të jetë e saktë, korrekte, të jap informacionin e duhur dhe në të njëjtën kohë të ofrojë shërbim të jashtëzakonshëm ndaj secilit klient, të shoqëruar me buzëqeshje, dashamirësi dhe sjellje profesionale.
Detyrat
- Skanon produktet me saktësi dhe menaxhon pagesat; bën mbylljen e kasës dhe dorëzimin e lekëve në fund të turnit.
- Siguron sigurinë e arkës (kyçje, akses, program).
- Informon menaxhimin për probleme, ankesa apo avari teknike.
- Ofron shërbim cilësor ndaj klientit dhe menaxhon proceset e ndërrimit sipas procedurave.
- Mban arkën dhe ambientin të pastër dhe të rregullt.
- Sistemon dhe rimbush produktet në zonën e arkës sipas udhëzimeve.
- Bashkëpunon me stafin dhe departamentet e tjera.
- Asiston në trajnimin e punonjësve të rinj.
Kualifikimet
- Edukimi: Arsim i mesëm apo i lartë.
- Eksperienca e punës përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikuese janë thelbësore.
- Aftësi për të operuar me programet bazë të kasës.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike: hr@jumbo.alNumër Kontakti per Jumbo TEG: +355 68 200 9964
Apply WhatsApp